• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mafia siçiliane: Kush është “vogëlushja”, “mbretëresha” e re e Cosa Nostra-s
Home
Sociale

Mafia siçiliane: Kush është “vogëlushja”, “mbretëresha” e re e Cosa Nostra-s

5 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Nuk ka barazi gjinore vetëm në politikë apo në shoqërinë civile. Kuotat e grave po e respekton edhe nga krimi i organizuar botëror. Madje është më përpara pjesës tjetër të shoqërisë. Mafia më e famshme në botë, Cosa Nostra siçiliane, pas vdekjes së Toto Riinës ka vendosur në krye të kupolës një grua.

Siç bën të ditur ANSA, se Maria Angela Di Trapani, vajza e një kapomafie dhe gruaja e bosit historik, Salvino Madonia, është mbretëresha e Cosa Nostra-s. Ky përfundim ka dalë nga një hetim i karabinierëve të koordinuar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Palermos, e cila ka arrestuar 25 persona të akuzuar për lidhje me mafian, gjobëvënie, rrushfet dhe korrupsion.

Të penduarit kanë folur që në të shkuarën për rolin e Mariangela Di Trapani, madje gruaja u arrestua në vitin 2008. Sipas hetimeve, ajo drejtonte klanet ndërsa burri i saj dergjej në burgimin e përjetshëm.

Pasi u dënua me 8 vjet ajo e mbaroi dënimin.

E bija e bosit Ciçio Di Trapani, motra e një bosi tjetër, Nicola, thirrej me nofkën “a piçiridda” (vogëlushja).

Në një përgjim telefonik, vëllai i flet me butësi: “Mariangela ka vuajtur shumë, madje edhe në shkollë nuk ka shkuar nga dashuria për babain dhe për mua”.

Gruaja e Salvinos, vrasësit të biznesmenit Libero Grassi, shfrytëzonte takimet në burg me të shoqin dhe kunetërit Nino dhe Giuseppe, njëkohësisht krerë të mafias, për të mbajtur kontaktet e familjarëve me klanin Resuttana, të drejtuar nga familja Madonia, në kohët kur në komandë ishte vjehhri i Mariangela-s, Francesco.

Nga hetimi del edhe roli aktual i gruas, e cila ka marrë në dorë kontrollin e klaneve dhe peshën e familjes Madonia, e cila është shumë e fuqishme në kupolën e Cosa Nostra-s.

Një nga vendimet e rëndësishme që ka marrë kryebosja ishte ai i eleminimit të regjentit të atëhershëm të klanit të San Lorenzo-s, Giovanni Bonanno.

Mafiozi, përveçse pengonte qeverisjen e Mariangela-s, kishte hapur fjalë që i biri i saj nuk ka lindur me inseminim artificial por ishte frut i një tradhëtie.

Një akuzë e tillë, sipas ligjeve të mafia-s, nuk mund të rrinte pa u dënuar.

“Përgjigja që ti duhet t’i japësh Salvos është se ai nuk ekziston më”, i tha Nino Madonia, Mariangela-s, e cila më pas i transmetoi mesazhin të shoqit.

Bonanno u vra në janarin e vitit 2006 dhe një muaj më pas, bosi Salvatore Lo Piçolo i shkruante në një letër Bernardo Provenzano-s, në atë kohë ende i arratisur: “Fatkeqësisht nuk pati mënyrë tjetër për të gjetur zgjidhje alternative. Ndaj morëm këtë vendim të hidhur”.

Mariangela Di Trapani nuk është në fakt bosja e vetme me fund në radhët e Cosa Nostra-s; rasti i fundit është ai i Patrizia Messina Denaro, motra e bosit të arratisurit Matteo Messina Denaro, e arrestuar në vitin 2013./ gazeta tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeprokurori i ri/ Diplomati i huaj: Kushtetuta nuk i jep Kuvendit të drejtën për të zgjatur mandatin
Previous article ERJON BRAÇE: Hajde Lul, ktheu në Tiranë se u bëre gazi i botës. Merru me Qamilin më mirë

g.autor

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT