Sot për të folur për mafian shqiptare dhe mënyrën sesi pasqyrohet ajo në mediat ndërkombëtare, në studion e Repolitix ka qenë i ftuar gazetari Artan Hoxha e Ferdinand Dervishi, drejtori i Kërkimeve Shkencore Xhavit Shala e eksperti për Cështjet e Sigurisë Arjan Dyrmishi. Teksa Repolitix ka sjellë këtë mbrëmje detaje sesi një gazetar i huaj spanjoll ka pasqyruar përmes një dokumentari mafian shqiptare, Artan Hoxha u shpreh se ky produkt medomoes që do të krijojë efektin “bum” në vendet e Bashkimit Evropian dhe menjëherë do të sjellë edhe mobilizimin e strukturave përgjegjëse e medias, ndonëse nuk është dëshmi se ekziston një mafia klasike shqiptare
Artan Hoxha solli si dëshmi konkrete arrestimin e djeshëm në orët e mbrëmjes të Dorian Petokut nga Lezha, për trafikim droge drejt Italisë, teksa po i jepte një makine tip “Range Rover” në zonën e ish-Bllokut, tek ish-lokal Rovena. Gazetari investigativ u shpreh më tej duke thënë se në Shqipëri funksionojnë vetëm grupe kriminale të organizuara.
“Kemi grupe kriminale dhe grupe të organizuar kriminale, por nuk kemi mafia shqiptare. I them edhe kolegëve që ditën e krijimit të mafias së supozuar, mjerë cdo hiqni. Kjo ndodh sepse nuk ekziston një kokë që i organizon të gjithë. Tek ne është e kundërta, duke qenë se nuk ka një kokë apo një shpatull, e ke më lehtësisht t’i godasësh grupet e vogla kriminale. E megjithatë këtu e kanë aftësinë, duke qenë të vogla e kanë më të lehtë për t’u fshehur e proceduar me aktet e tyre kriminale“, tha Artan Hoxha.


