• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAFIA BRUTALE”/ Historia e shqiptarëve që po trondit Britaninë
Home
Breaking News

“MAFIA BRUTALE”/ Historia e shqiptarëve që po trondit Britaninë

11 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Mafia brutale”, më këtë titull britanikja The Sun tregon historinë se si u krijuan bandat shqiptare në Britani, që sipas ekspertëve janë më të rrezikshmet.

“Lufta e Kosovës solli në brigjet e Britanisë një numër të madh njerëzish që kërkonin azil. Zyrtarët e emigracionit, të paaftë për t’u përballur me këtë fluks lejuan refugjatët të krijonin një jetë të re.  Mes tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë në atë që është përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë” në historinë e kohëve të fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan The Sun.

Sipas shkrimit, shqiptarët fillimisht u futën në “biznesin e prostitucionit”, që atëherë kontrollohej nga mafia malteze. Shumë shpejt pushtuan gjithë tregun, ndërsa në librin e tij “Kjo është Londra”, autori Ben Judah tregon disa nga historitë më të dhimbshme të torturimit të vajzave që përdoreshin si prostituta.

Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në Scotland Yard thotë se me futjen e shqiptarëve në lojë niveli i dhunës u rrit, aq shumë se oficerët e policisë në terren nuk kishin parë ngjarje të tilla. Sipas tij hakmarrja e shqiptarëve bëri që dhe mafia siciliane të venitej. “Me shpejtësi në rritje ata filluan të merrnin pjesë të mëdha të biznesit të seksit në Londër, në zonat qendrore dhe periferike”, thotë Paul Holmes.

Në nëntor statistikat e lëshuara nga Agjencia Kombëtare e Krimit treguan se shqiptarët ishin përgjegjës për një rritje me 35 përqind të viktimave të trafikut njerëzor.

Sipas The Sun shumë shpejt shqiptarët u shkëputën nga prostitucioni dhe kapën tregun kaq shumë të lakmuar, atë të drogës. Në fillim me kanabis, që e mbillnin brenda apartamenteve. Sipas zyrtarëve të policisë në fillim të viteve 2000 në Londër shqiptarët luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze për kontrollin e tregut të paligjshëm të drogës.

“Tani ata kanë lëvizur për të depërtuar në të gjitha nivelet e tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke kapur tregun 5 miliardë paund të kokainë, madje janë të aftë që të kontrollojnë importet nga Amerika e Jugut dhe Evropa veriore”. Dhjetëra shqiptarë janë arrestuar, ndërsa zënë vendin e dytë të shtetasve të huaj në burgjet në Mbretërinë e Bashkuar me 760 të arrestuar, 433 prej të cilëve merreshin me trafikun e kokainës.


“Ata veprojnë mbi “besën” dhe “kanunin” , ndërsa kokaina tani është më lirë për gati 30 vjet dhe pastërtia më e larta për një dekadë. Ata janë bërë partnerë me ‘Ndranghetën’ italiane dhe furnizuesit e Amerikës Latine. Shqiptarët tashmë i kanë vendosur anëtarët e tyre në disa nga portet më të mëdha të Evropës – si Roterdami dhe Antwerp – për të korruptuar zyrtarët e porteve dhe për të kontrolluar tregtinë e kokainës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË THUAJ ÇFARË SHENJE HOROSKOPI JE/ Të të them çfarë fantazie seksuale ke
Previous article "PYETA VETEN KUSH ËSHTË KJO"/ Fansat nuk e njohin më Hygerta Sakon me pamjen e re (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT