• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MACRON DËSHIRON TË LAJË HESAPET ME…”/ Erdogan: E sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata
Home
Nderkombetare

“MACRON DËSHIRON TË LAJË HESAPET ME…”/ Erdogan: E sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata

21 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi masat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të luftuar aktivizmin islamik, duke pretenduar se ato, në të vërtetë, kanë qëllim “për të larë hesape” me myslimanët.

“Ata që janë të shqetësuar nga rritja e Islamit, e sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata”, tha Erdogan në një video-mesazh për një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, transmeton DPA.

Një retorikë që është “anti-islame” dhe “anti-myslimane”, është “aparati më fitimprurës i përdorur nga politikanët perëndimorë, për t’i fshehur dështimet e tyre”, tha Erodgan.

“Islami francez, Islami evropian ose Islami austriak janë shembuj të kësaj”, shtoi ai.

Këtë muaj, Macron ka shpalosur masat për shtypjen e radikalëve islamikë dhe për ndërtimin e një forme të Islamit në përputhje me, siç ka thënë, “vlerat e Republikës”.

Ai ka thënë se qeveria e tij është duke punuar me përfaqësuesit kryesorë të myslimanëve në vend, për të ndërtuar një “Islam të iluminizmit”, që mund të jetë “në paqe me Republikën”.

Erdogan tha se qëllimi kryesor i iniciativave të Macronit është “t’i lajë hesapet me Islamin dhe mylimanët”.

“Nën maskën e luftimit të ekstremizmit… qëllimi është [për të krijuar] një profil të një qytetari mysliman pasiv, të druajtur dhe pa pretendime, i cili nuk reagon ndaj mizorisë”, tha Erdogan.

Javën e kaluar në Francë, një islamist i dyshuar i ka prerë kokën një mësuesi të historisë, i cili, në një orë mësimi, ka treguar karikaturat e Profetit Muhamed.

Ngjarja ka ngjallur zemërim te myslimanët, të cilët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është blasfemi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Barcelona 4 “dhurata” tifozëve, klubi katalanas rinovon me 4 futbollistët kryesorë
Previous article COVID-19 SHPËRTHEN NË SHKOLLA DHE POLICI/ Infektohen 2 efektivë dhe një mësues në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT