• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MACRON BISEDË TELEFONIKE ME VUÇIÇ/ Zbardhen çështjet që diskutuan
Home
Nderkombetare

MACRON BISEDË TELEFONIKE ME VUÇIÇ/ Zbardhen çështjet që diskutuan

3 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

“Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në X.

Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës rëndësinë që i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje – Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”.

Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.

Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

“Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Ne analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tone”, ka thënë mes tjerash Macron.

Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.

“E theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke përmendur edhe që i ka bërë ftesë presidentit francez për vizitë në Beograd.

Pas vendimit të shqiptuar kundër Dodikut, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk është përballur me situatë më të rëndë prej vitit 2008 – referencë për vitin kur Kosova e ka shpallur shtetësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh.

Dodik ka thënë pas shqiptimit të vendimit më 1 gusht se nuk e pranon as atë dhe as padinë penale, ndërsa të dielën ka deklaruar se Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë – do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar të gjykatës.

Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.”/ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E MBAJTE FJALËN"/ Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish banori shfaqet duke kënduar (VIDEO)
Previous article ZJARR NË MALIN E SKËRFICËS/ Rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT