Historia e tmerrshme e një çifti britanik është shfaqur në televizion, tek një prej emisionet më të ndjekur: “Who Dares Wins” (Kush guxon Fiton).

Bashkëshortët Danny dhe Nicola Cross
Danny Cross ka rrëfyer historinë e tij të tmerrshme teksa dëgjonte bashkëshorten e tij në anën tjetër të telefonit.
“Po flisnim në telefon. Ndërkohë dëgjon derën kryesore që hapet, dhe drejt saj ndërkohë ishte Marcin Porczynski një djalë i ri i cili mori një prej thikave të tavolinës dhe nisi ta therte gruan time”.

Marcin Porczynski, vrasësi i gruas së Danny Cross
Ne nuk e njihnim Marcin Porczynski, por sipas kartelave spitalore që ai kishte dilnin të dhëna se ishte një “skizofren” me probleme mendore serioze, dhe që nuk kishte qëndruar në rehabilitim.
27 vjeçari, Porczynski kishte gjithashtu edhe precedent penalë më përpara për vjedhje, dhe prishje të qetësisë publike.

Gjtë rrëfimit të tij në “Who Dares, Wins”
Ndërkohë gjatë emisionit bashkëshorti Cross rrëfente se ata nuk i kishin bërë keq askujt, dhe aq më tepër personit në fjalë që ka kryer vrasjen.
“Unë dëgjova fëmijët që po qanin, dhe gjithçka më erdhi si një vegim. Të bërtiturat e tyre do t’i mbaj mend gjithë jetën. Mezi e mbaj veten kur flas për to”, tha për “Who Dares Wins” Cross.

Nicola Cross, viktima e vrarë në 2015
Ndërkohë Nicola Kross, viktima në fjalë kishte qenë gjithnjë e mirë me të gjithë banorët përreth.
Madje këta të fundit të pyetur për ‘Kanalin 4’ në Britani kanë treguar se janë më shumë se të mërzitur për vrasjen makabër të gruas së re, dhe se po ndihmojnë me ç’të munden bashkëshortin e saj që të rimarrë veten.
Emisioni që u transmetua ky rrëfim arriti shikueshmëri shumë të lartë, aq sa shumë reagime erdhën nga ‘TWitter’ dhe ‘Facebook’.
Përgatiti: AlpeNews.al


