• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MA NIS TARGËN E FURGONIT, MOS…”/ Si oficeri Elvis Dervishaj sugjeronte Kristo Qiricin për trafikun e drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

“MA NIS TARGËN E FURGONIT, MOS…”/ Si oficeri Elvis Dervishaj sugjeronte Kristo Qiricin për trafikun e drogës

18 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bisedat Sky Ecc

17 Maj 2020

Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin.

 

 

Sipas bisedës diskutohet për të kaluar një furgon me bimë narkotike nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë Botë, ku Elvisi është me detyrë. Por ai ka merak dhe dyshon te një person me emrin Fadil (i dyshuar punonjës në këtë pikë kufitare), që e ka halë në sy atë furgon.

Më pas Elvisi i thotë Qiricit që t’i dërgoj targën e furgonit dhe emrin e shoferit dhe e pyet se sa kg do t’i fusë furgonit me qëllim që mos t’a tepronin.

Gjithashtu, Elvisi i thotë që t’i shikojë abonimin e telefonit pasi ditën e nesërme i mbaron.

Disa ditë më vonë Elvis Dërvishi bisedon sërish me Kristo Qiricin ku i bën me dije se me Fadilin duket se i kanë rregulluar punët.

Por Kristo është mirë të ketë kujdes dhe fillimisht furgonin ta kalojë bosh në skaner.

Biseda Sky Ecc

22 Maj 2020

Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin dhe i tregon se kishte folur me atë, dyshohet se i referohet personit me emrin Fadil, i cili ishte dakord.

Biseda vazhdon duke e këshilluar që automjeti të kalojë një herë bosh.

Elvisi gjithashtu i kërkon Kristos që t’a lajmërojë dy ditë para.

Por Kristo Qirici është i gatshëm që për interesat e tij, jo vetëm t’i përdorë policët e korruptuar që tashmë i ka siguruar në xhepin e tij, por edhe t’i fusë në valle.

Duke u premtuar pazare interesante që duken joshëse për ta.

Siç është edhe oferta e mëposhtme, që ai i bën Erdit Hazizaj.

5 Shkurt 2021

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj

Ai i tregon se kishte patur mosmarrëveshje për punën e çokollatës (i referohet lëndës narkotike), por e kishte rregulluar.

Dhe 20 kilogram i’a kishte vendosur Erdit Hazizaj.

Ku ky i fundit i dërgon një simbol (emoji), duke nënkuptuar falenderimin e tij.

Në vijim të bisedës, Kristo Qirici i tregon për një debat që kishte patur me personat të cilëve u kishte dhënë pagesën prej 405 000 euro ku dyshohet se i kishin nxjerrë mangët rreth 30 000 euro.

Pagesë që do kryhej për blerjen e lëndës narkotike.

Bisedat Sky Ecc

Erdit Hazizaj bisedon me Kristo Qiricin

Dole file?

Dola vëlla po s’të mora se po bëj fjalë me ata legenat që u dhashë dje lekët e blerjes se mi nxorrën mangët nja 30 mijë gjasme.

Një tjetër episod i trafikimit të lëndëve narkotike midis këtij grupi kriminal është edhe ai kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Sarandës, në vendin e quajtur ‘Vodena’ në Kepin e Stillos në Sarandë apo në ambiente të mbyllura.

Ku të përfshirë dalin të jenë Shkëlzen Kraja, Ervis Alisinanaj, Erdit Hazizaj dhe Xhino Zebi.

Ku më 15 Qershor 2020, Erdit Hazizaj e njofton Kristo Qiricin që të ketë kujdes pasi ka marrë një informacion nga një person që i referohet si Drejtori i ‘SHIK’-ut që i kishte bërë me dije që në këtë periudhë do të kishte shërbime në zonën e tyre.

Bisedat Sky Ecc

Erdit Hazizaj bisedon me Kristo Qiricin

‘Ai drejtori i ‘Shik’-ut më shkruajti dhe më tha, thuaj çunave file, hapni sytë këto kohë, se është bërë plot me shërbime aty te ju’.

Një muaj pas kësaj bisede Erdit Hazizaj njofton Kristo Qiricin se duhet të mbyllë me patjetër pazaret me ata punonjësit e SHISH-it që i quan ‘të Shikut’, pasi nëse ata do të dërgonin informacion tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ku punonte edhe Erdit Hazizaj në atë kohë, këta të fundit menjëherë do të niseshin për verifikim.

Bisedat Sky Ecc

Erdit Hazizaj i shkruan Kristo Qiricit

‘O vëlla shkurt fare ata të ‘Shik’-ut aty, me ata duhet ta mbyllësh, se po erdhi këtu, ëhë.’ Një tjetër episod ku Erdit Hazizaj dhe Kristo Qirici bashkëpunojmë është edhe ai datës 29 Korrik 2020.

Ku ata flasin për trafikim të lëndëve narkotike kryesisht në zonën e Spanjës, ku transporti do të kryhej me automjet.

Biseda Sky Ecc

Erdit Hazizaj bisedon me Kristo Qiricin

‘Vëlla, ka nja dy që heqin bar, si në Itali dhe andej nga Finlanda.

U kam thënë që atë transportin e ke ti andej nga Spanja.

‘Po shumë mirë ça sasie, fol me ta vëlla, dhe thuaj gjys për gjys.

‘Endaxi, sa mban ajo makina. Minimuni të jetë 250 kg.

‘Jo 200 kile, duhen vëlla’. Të njëjtin kujdes si kolegu i tij tregon karshi punëve të organizatës kriminale edhe oficeri i policisë Ervis Alisinanaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHVILLOI BISEDË TELEFONIKE ME PUTIN/ Reagon për herë të parë Donald Trump
Previous article TRAGJEDIA ME 56 VIKTIMA/ Qytetarët tubim në Shkup, protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Do të bllokojmë…

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT