• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MA KA NXIRË JETËN”/ Shtypi qëllimishtme makinë ish-kolegun, ja sa vite burg dënohet 60-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

“MA KA NXIRË JETËN”/ Shtypi qëllimishtme makinë ish-kolegun, ja sa vite burg dënohet 60-vjeçari

30 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg 60- vjeçarin Mhill Gega, i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës. Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e dënoi 60- vjeçarin me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, Gega përfitoi ulje të dënimit me 1/3-n.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshatarët kishin pasur konflikte prej dy vitesh me njëri-tjetrin dhe ditën e ngjarjes janë përplasur sërish. Pasi viktima me të birin e kishin fyer dhe dhunuar, 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip “Benz” duke përplasur për vdekje Mark Gjetën, i cili lëvizte në rrugën e fshatit.

KONFLIKTET

Në deklarimet e tij, vetë i pandehuri ka pranuar faktin se ka pasur konflikte me viktimën, por ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale, me pretendimin se i kishte rrëshqitur makina dhe ka goditur 68-vjeçarin Mark Gjeta. Por pretendimet e tij nuk janë marrë në konsideratë nga trupa gjykuese. Pas arrestimit, Gega deklaroi para hetuesve se viktima i kishte nxirë jetën në vazhdimësi duke e sharë dhe ofenduar, madje ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër.

“Më ka nxirë jetën, duke më sharë, ofenduar e madje edhe dhunuar. Më ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryeja këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, mësohet të ketë thënë para hetuesve Mhill Gega. Vrasja me makinë ndodhi pasditen e 17 shkurtit të vitit 2021 në fshatin Bungaj të Bashkisë Mirditë.

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të marra, rezultoi se ngjarja ishte e qëllimshme. Goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarit Mark Gjeta, ndërsa Policia e gjeti në banesë dhe prangosi autorin. Mark Gjeta dhe Mhill Gega kishin punuar për disa kohë në të njëjtën ndërmarrje dhe kishin qenë shokë me njëri-tjetrin, por marrëdhëniet e tyre nisën të acarohen për motive tërësisht banale, pasi viktima e tallte dhe ofendonte autorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE TE SKËNDËRBEU/ Memelli pezullon sulmuesin e korçarëve
Previous article NË NDIHMË JO VETËM TË NJERËZVE/ Brataj udhëton drejt Italisë për të shpëtuar një qen endacak

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT