• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MA HIQ MOZËN TANI”/ Specialistja e skandalit të pagave i kaloi të dhënat me një USB. Ja kërkesa urgjente për shefin
Home
Aktualitet
Kronikë

“MA HIQ MOZËN TANI”/ Specialistja e skandalit të pagave i kaloi të dhënat me një USB. Ja kërkesa urgjente për shefin

7 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që çoi pas hekurave specialistët e “IT”-së të akuzuar për nxjerrjen e të dhënave private. Katër të arrestuarit janë: Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Nga hetimet rezultoi se specialistja e “IT”-së Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Gazetari i “ABC” Ermal Vija ka siguruar detaje ku thuhet se punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, që më pas i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Roli i të arrestuarëve
Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve
Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve
Klodian Sota- Përmbarues
Endri Ikonomi- Përmbarues

Si e zbuloi hetimi?

MOS HUMBISNI
Mgid
Mgid
Në datë 23 Dhjetor pasi shpërtheu skandali, prokuroria u kërkoi drejtuesve të AKSHI-t, Tatimeve dhe ISSH-së të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara për të gjithë personat e loguar në sitem. Nga hetimet ka rezultuar se Eni Qirjako ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në datë 20 Korrik të 2020 si specialiste “IT”-je. “Në datë 22 Dhjetor ajo ka qenë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave.

Pasi është njohur me këto të dhëna ajo ka konstatuar se ora dhe data e krijimit të file-it në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj Andi Agaraj.

Ajo ka njoftuar eprorin e saj drejtorin Ervin Muca të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i user-it nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është user-i që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Eni Qirjako ka kërkuar ndryshimin e user-it me emrin “Moza Seraj” por nuk është bërë” thuhet në dosjen hetimore.

Eni Qirjako pasi mori të dhënat ia dërgoi me e-mail kolegut të saj Andi Agaraj në këto data;
Në datë 21 tetor 2020 i ka dërguar listë-pagesat e shtatorit 2020
Në datë 25 janar 2021 i ka dërguar listë-pagesat e dhjetorit 2020
Në datë 24 shkurt 2021 i ka dërguar listë-pagesat e janarit 2021
Në datë 29 prill 2021 i ka dërguar listë-pagesat e marsit 2021
Në datë 22 tetor 2021 i ka dërguar listë-pagesat e shtatorit 2021

Sipas të dhënave, lista e pagave të janarit dhe prillit të këtij viti janë marrë në shkurt dhe mars. Gjithashtu këto persona disponojnë edhe pagat e muajve shtator dhe dhjetor 2020 dhe shtatorit 2021. Andi Agaraj listën e pagave që ka marrë nga kolegia e tij ia ka dhënë Klodian Sotës, i cili ia ka dhënë Endri Ikonomit kundrejt 20 dhe 30 mijë lekëve./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREBESHE SHIU DHE ULJE TEMPERATURASH/ Sinoptikania Porja: Fundjava nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe...
Previous article KOMITETI LIROI MASAT PËR VITIN E RI/ Bino: Kjo solli përhapjen e Omicronit

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT