Më në fund një lajm i mirë ka ardhur për shqiptarët që prej 4 ditësh kanë mbetur të bllokuar në radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës.
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter se është gjetur marrëveshja me palën greke që puna në Kakavijë të vazhdojë gjatë gjithë natës së sotme.
“Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim”, shkruan Rama.


