Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnje-Berat, si pasojë e rënies së mermerit nga kamioni në makinën që kishte nga pas.
Një pllakë e madhe mermeri dyshohet se ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë automjetin tip Peugeot me targa AA 862 SF me 4 persona brenda. Zbulohet se këta persona janë familjarë. Kamioni me targa AA 667 MP dhe drejtohej nga B.P. Tre persona janë në gjendje të rëndë, një ka humbur jetën. Bëhet i ditur emri i personit që humbi jetën e cila është 24 vjeçarja me emrin Erinalda Isufaj.





