Pas takimit në prokurorinë e Vlorës, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla u ndal edhe në Prokurorinë e Lushnjes ku u takua me drejtues dhe prokurorë të këtij institucioni.
Vetë zoti Llalla zbuloi se në fokus të takimit ishte vrasja e dyfishtë e 11 tetorit të këtij viti, autorët e së cilës vijojnë të jenë në kërkim.
Llalla: Ka lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në qytetin e Lushnjes.Kemi ardhur për të ndjekur nga afër situatën, për ti ofruar mbështetje stafit të prokurorisë së Lushnjes, njëherazi të ndihmojmë të gjithë së bashku në zbulimin e autorëve të këtyre veprave penale.
I pyetur nga gazetarët nëse do t’ia heqë mandatin Tahirit, ai tha: Ja heq parlamenti.