• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUSHNJE/ Historia e TRISHTË e 29 vjeçares që u abuzua nga vjehrri. I rrëmbejnë vajzën dhe…
Home
Sociale

LUSHNJE/ Historia e TRISHTË e 29 vjeçares që u abuzua nga vjehrri. I rrëmbejnë vajzën dhe…

12 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rikthehet sërish në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në Neës historia e 29-vjeçares nga Lushnja e cila në shtator të vitit të shkuar e shoqëruar nga nëna e saj denoncoi vjehrrin për abuzim seksual me të gjatë viteve të martesës. Jeta e kësaj vajze ka pasur disa momente tejet të vështira, por ky skandal ishte goditja më e madhe për të.

Pavarësisht vështirësive që i është dashur të kalojë, të problemeve shëndetësore dhe humbjes së babait, që nga momenti që u bë nënë është bërë akoma dhe më luftarake. E dashuronte Teodorin dhe është e bindur se vazhdojnë të duhen ende, por ishte dëshira e familjes së tij për t’i ndarë nga njeri-tjetri dhe jo vetëm. Prej më shumë se 1 viti ajo nuk sheh dot të bijën.

Familjarët e bashkëshortit e kanë marrë të miturën dhe e mbajnë larg saj në shtetin italian. Në kushte të tilla ajo iu drejtua gjykatës për të fituar kujdestarinë, edhe pse e fitoi këtë të drejtë sërish nuk ia kthejnë të bijën. Vjehrra ka shkuar dhe e ka apeluar vendimin, e ndërsa pret vendimin e apelit ajo nuk di se çfarë po ndodh me vajzën e saj Martinën. Është e bindur që vogëlushja e kërkon dhe asaj i mungon çdo ditë e më shumë. Nëna e saj apelon sërish që të dyja të bashkohen sa më parë me njëra-tjetrën.

“Vajzën e duan sepse është mirë nga ana mendore. Po të ishte sëmurë me të meta mendore do ia linin vajzës sime. Ata e mbajnë që t’iu shërbejë. Ajo po shkon 6 vjeç dhe mund t’i ndihmojë, është shumë e zgjuar. Goca po më sëmuret, kërkon fëmijën e saj që e mbajti 9 muaj në bark. Gjykata ka vendosur që vajza të rrijë me Marsidën por ata nuk e sjellin”, tha Liliana Zero, nëna e Marsidës. Sipas saj që në korrik, e bija nuk ka komunikuar me mbesën.

“Nuk e hapin ata telefonin. Që më 27 korrik nuk ka folur me vajzën. Nuk janë dakord që ta marrë Marsida vajzën. Duan që ta ketë kujdestarinë Teodori”, tha e ëma e Marsidës.

Vjehrra e Marsidës, Bujarja e telefonuar live është përplasur me vëllain e Marsidës, Marselin që ndodhej në studio. Marseli tha se familja e ish-burrit të motrës, i cili vuan nga probleme mendore, e mbajnë me forcë vajzën e mitur. Sipas tij, ata me anë të mashtrimeve kanë arritur ta çojnë vajzën jashtë shtetit. Marseli tha se ata vijnë nga Italia por qëndrojnë shumë pak, duke paralajmëruar se nëse i sheh do bëj skandal, pasi motra e tij po vuan për vajzën.

“Kur mori gjykata vendimin që vajza të qëndronte me motrën unë isha atje. Vajza qante donte të vinte me ne. Ata thanë lëreni t’i bëjmë rrobat gati që nesër ta sjellim si njeri. Unë kam neveri për ta. Në qoftë se unë shkëmbehem dhe i shoh me mbesën time për dore, kur motrën e kam duke qarë unë do bëj ndonjë skandal”, tha Marseli, raporton “BalkanWeb”.

Edhe nëna e vajzës Marsida ka ndërhyrë në lidhje telefonike, ku ka rrëfyer se nuk flet me vajzën prej muajsh.

“Më mungon shumë vajza ime. Se kam takuar më vajzën që në 28 korrik. Se kam parë më. Dhe ta telefonoj unë atë, nuk ma hapin telefonin”, tha Marsida.

Ndërkaq nga Itali, ku aktualisht ndodhet vajza e vogël me babain dhe gjyshërit, vjehrra Bujarja akuzoi vëllain e ish-nuses se i ka kërkuar para. Sipas Bujares, Marsida as nuk sheh dhe as nuk dëgjon e s’mund ta mbajë vajzën, duke shprehur qartë qëllimin për të mos e lënë mbesën me nënën e saj.

“Vajza është shumë mirë me shëndet. Është në kopsht. Vajza është me gjithë të mirat. Më bëri përshtypje ai djali, që thotë që bën gjithçka për motrën. Ai më ka kërkuar çdo muaj 200 euro, mi sill se s’kemi bukë të hamë. Unë e kam mbajtur si Caritasi motrën e tyre. Unë i kam gatuar asaj gruaje. Ajo nuk shikon, merreni dhe vizitojeni. Ata nuk punojnë asnjëri, ku ta çoj vajzën unë tek jevgjit. Kur të marrë vendim Gjykata e Apelit do vendosim”, tha ajo.

Ndërsa i vëllai i Marsidës e kundërshtoi duke u shprehur se gjykata ka vendosur që vajza të jetë me nënën e saj.

“Marsida as sheh e as dëgjon. E kam djalit unë, nuk ua jap unë fëmijën atyre. Ata duan vetëm lekë”, ka shpërthyer ish-vjehrra e 29-vjeçares.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vasili: Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, po prokuroria ku është?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Shkoni në Vlorë që të kuptoni “bashkimin” e Lulzim Bashës!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT