U mbyll me fitoren surprizë të vendasve takimi i zhvilluar në “Roza Haxhiu” mes Lushnjës dhe Teutës. Edhe pse me 100 “halle” dhe pa trajner, myzeqarët kanë surprizuar duke mundur në shtëpi skuadrën e Gugash Maganit.
U duk se fitorja do të ishte e lehtë për durrsakët kur Dediç kaloi Teutën në avantazh në minutën e 3-të. Pas këtij momentit Lushnja arriti t’i mbledhë forcat duke përmbysur rezultatin. Ishte mbrojtësi Kristi Marku ai i cili rihapi sfidën duke barazuar me kokë në minutën e 38-të.
Fragmenti i parë u mbyll në barazim 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, Teuta pati disa raste të pastra shënimi me sulmuesin Osemenen, por pa arritur ta dërgojë topin në rrjetë. Për t’i dhuruar fitoren e parë në kampionat skuadrës myzeqare mendoi kapiteni Sefa i cili në minutën e 93-të dërgoi topin e rrjetë.
Fitorja e sotme e ngjiti Lushnjën në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 7 pikëve në 8 javë, njofton Panoramasport.