• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUM HEROINE” BRENDA APARTAMENTIT/ Arrestohen 2 shqiptarët në Itali (DETAJET+FOTOT)
Home
Aktualitet
Kronikë

“LUM HEROINE” BRENDA APARTAMENTIT/ Arrestohen 2 shqiptarët në Itali (DETAJET+FOTOT)

9 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasditen e djeshme policia italiane ka sekuestruar 34 kilogramë heroinë brenda një shtëpie në Montesilvano, çka konsiderohet si konfiskimi më i madh i drogës në Abruzzo në vitet e fundit.

Mediat italiane shkruajnë se policia e Arma bastisi një apartament, të marrë me qira nga dy shtetas shqiptarë, T.A., 28 vjeç dhe S.L., 48 vjeç dhe i arrestoi ata.

Në gjurmët e trafikantëve u arrit falë sekuestrimeve të kohëve të fundit të drogës të kryera në provincën Theatine dhe monitorimi i disa shpërndarësve që lëviznin midis Chieti, Francavilla al Mare, Pescara dhe Montesilvano.

Si rezultat i hetimeve u konstatua një rënie në shpërndarjen e lëndës narkotike për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, si në aspektin e trajtimit të drogës, ashtu edhe në furnizimin e sasive të mëdha të lëndës narkotike, për shkak të kontrolleve të rrepta në rrugë dhe autostradë.

Po këto hetime zbuluan se kur u afrua fundi i fazës së një prej urgjencave, si rritja e kërkesave për drogë nga persona të varur u organizua puna për ardhjen e një ngarkese të madhe droge. Kështu u krijuan shërbime specifike që prisnin mbërritjen e dërgesës së lëndës narkotike që duhej të qetësonte tregun dhe fillimin e shpërndarjes në zona.

Arrestimi- Pasditen e kaluar, ndërsa policia po punonte në gjurmimin e grupit u vu re se një i ri nga Chieti, i varur nga droga ishte duke debatuar me dy shqiptarë. Menjëherë pasi dy burrat u larguan në drejtim të Pescara, ndërsa policia i ndiqte, ata vendosën të shkojnë përtej kufijve të krahinës së Theatine. Sapo mbërritën në Montesilvano, të dy shqiptarët dolën nga makina, hynë në një ndërtesë dhe pas pak momentesh, ndërsa policia i ishte vënë pas, njëri nga të dy u kthye me makinë.

Duke menduar se do të bëhej një shkëmbim droge dhe kishin mbërritur te shitësi me shumicë, policia vendosi ta bllokonte atë para se të largohej. Policia i gjeti shqiptarit në posedim 4 qeskëza të mbyllura me nxehtësi të heroinës, pesha e të cilave llogaritet 500 gramë secila. Por një detaj habiti policinë italiane, fakti që ata kishin mbërritur në qendrën e shpërndarjes së heroinës dhe qeskëza ishte akoma e nxehtë, një indicie që tregonte se heroina sapo ishte paketuar.

Kështu policia vendosi në dispozicion për gjurmimin e lendes edhe qentë antidrogë ku u zbulua kontejnerët plastikë dhe çuan në identifikimin e laboratorit ku droga ishte e ndarë në qese gjysmë kile, për t’u dërguar për shpërndarje me pakicë në tregun e Abruzzo-s.

Menjëherë pas këtij momenti u gjendën brenda një dollapi dy çanta me 25 kilogramë heroinë dhe 5 kilogram që ishin bërë gati për shitje me pakicë. Gjithashtu u gjetën 3 qese me heroinë me një total peshe prej 2 kilogramësh, të fshehur në një zgavër nën tryezën e ngrënies. Droga e sekuestruar nga Carabinieri i Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale të Chieti, nëse do të hidhej në treg, do t’i jepte organizatës kriminale rreth dy milion euro fitim.

Të arrestuarit, të cilët do të duhet të përgjigjen për akuzat e trafikut ndërkombëtar dhe ndalimin e paligjshëm të drogës, janë shoqëruar në burgun e Pescara-s.

heroine 1heroine 3heroine 4heroine 5heroine

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR POL I DJATHTË/ "Basha se mund dot Ramën", Murrizi drejt krijimit të partisë
Previous article DITA E EUROPËS/ Hashim Thaçi ka 2 kërkesa për Bashkimin Europian: Ja çfarë pres

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë Aktualitet

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares Aktualitet

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT