• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lulzim Basha duhet të kërkojë dorëheqjen e Xhelal Mziut!
Home
Politikë

Lulzim Basha duhet të kërkojë dorëheqjen e Xhelal Mziut!

23 April, 2021 F.autor Politikë

Video e publikuar vetëm dy ditë pas  vrasjes në Elbasan ka hedhur dritëhije të forta mbi Partinë Demokratike. Sikur të mos mjaftonte njolla e Elbasanit, humbja e një jete, për të cilën Partia Demokratike ende nuk ka kërkuar ndjesë, një kryetar liste në një qark të vendit shihet të deklarojë se mjafton një telefonatë që grupet e armatosura të mbrotjes së votës ti tregojnë edhe të tjerëve vendin si viktimës në Elbasan.

Pra, pushkatim pa gjyq nga struktura paralele. Këto struktura që ndoshta po i japin moral militantëve, por po ngjallin reaksion në pjesën gri të zgjedhësve.

Në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant në BE, siç tha edhe ambasadorja amerikane, struktura të tilla i takojnë të shkuarës. Ato nuk i bëjnë nder jo vetëm vendit, nuk i bëjnë nder dhe nuk i sjellin vota as vetë Partisë Demokratike. As Lulzim Bashës.

Nëse këto struktura, këta njerëz, që me apo justifikim kanë të drejtë të  janë një element i ndryshimit, atëherë më mirë kështu siç jemi. Nëse ndryshimi është të na kthejë në të kaluarën, ku sot në zgjedhje, apo nesër pas zgjedhjeve, çdo njeri me pushtet dhe mbrotje politike dërgon një grup njerëzish të marrin jetë njerëzish, Shqipëria nuk ka nevojë të kthehet në epokën e kanunit të Lek Dukagjinit.

Prandaj, nëse zgjedhja është mes gjakut të paramilitarëve të mbrojtjes së votës, frikës për të ecur në rrugë se dikush të bën gjyqin pa gjyq, se mund të hash edhe ndonjë plumb qorr ngaqë ndodhesh në vendin dhe momentin e gabuar, dhe gjithçkaje tjetër, është më mirë e dyta. Më mirë gjithçka tjetër që nuk të merr jetën me një telefonatë te shtabi i partisë, që nëse sot vishet me mbrotje politike, nesër kthehet në rutinë-shtet.

Për këtë arsye, për të dhënë një sinjal të fortë, për të kthyer qytetarinë, Lulzim Basha duhet ti kërkojë dorëheqjen Xhelal Mziut.

Në mënyrë që njerëzit të besojnë vërtet pendesën e tij, por më kryesorja akoma të kthejnë sadopak besimin edhe te Partia Demokratike. Votën nuk e mbron një ushtar me patllake në brez. Nëse ka frymë, vota mbron veten dhe shoqërinë. Nëse fryma të kthehet kundër, nuk ka furgona “të mbrojtjes” së votës, sado të shtijnë, të të sjellin fitoren.

Gjuha kocka nuk ka, po kocka thyen. Nëse vërsul njerëzit rrugëve dhe i motivon ata edhe pas një vrasje në Elbasan, ndjesa nuk kthen më jetën që u merr njerëzve. As heshja apo mbrojtja e heroizimi i vrasësit dhe balta mbi të vdekurin. Nëse në Dibër ndodh diçka në zgjedhje, nuk është fajtor Xhelal Mziu, por Lulzim Basha.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Shumë shpejt dokumentari me të gjithë të vërtetën, ja detajet...
Previous article FOTOLAJM/ Rama mbyll fushatën në Durrës, stadiumi "Niko Dovana" tejmbushet nga mbështetësit

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT