Humbja me Kamzën 1-0, duket se ka qenë fatale për trajnerin italian të Partizanit, Mark Iuliano. Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të mendojnë shkarkimin e tij, dhe tashmë ai numëron minutat, në krye të të kuqve. Pas dekalratës së Moxhit se do të bisedonte ditën e sotme me presidentin Demi, “Panorama Sport” mëson se vendimi që do merret është shkarkimi i Iulianos.
Ndërkohë, nga ana tjetër emri kryesor që lakohet, është si gjithmonë në situata shkarkimesh, ai i Sulejman Starovës. Burime për “Panorama Sport” thonë se do të jetë “bobi” ai që do të marrë çelësat e ekipit, edhe pse akoma asgjë nuk është zyrtarizuar nga drejtuesit e kuq.


