• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Luli, që nuk u bë dot kurrë, burrë
Home
Politikë

Luli, që nuk u bë dot kurrë, burrë

6 August, 2021 s.autor Politikë

Pak ditë më parë Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kërkoi këtij të fundit, largimin nga lista e deputetëve të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Pas takimit Kim, doli dhe tha në mënyrë të prerë se çfarë kërkoi.

Basha heshti dhe nuk u bë i gjallë. Asnjë fjalë për takimin me Kim, asnjë fjalë se çfarë kishte në dosjen që ambasadorja e çoi në zyrën e tij dhe asnjë fjalë në lidhje me qëndrimin ndaj Berishës.

Demokratët prisnin një reagim, por Basha mirë që lider nuk ka qenë dhe nuk u bë kurrë, por as burrë, duket se nuk do të bëhet kurrë.

Ka qenë vetë ish-Kryeministri Sali Berisha, që ka zbardhur bisedën e Bashës me Ambasadoren Amerikane, ndërkohë që ka bërë të ditur, se nuk do të largohet as nga PD e as nga Kuvendi , duke thënë se s’ka zot që ta detyrojë, kur nuk ka asnjë provë kompromentuese ndaj tij.

“Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj ishte për daljen time televizive në Kosovë në të cilin unë shpreha për multimiliarderin George Soros”, ka thënë Berisha.

Sipas tij,  Basha e ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores së SHBA të paraqesë një provë, një fakt, një dokument, por zonja Kim është përgjigjur që i kanë por nuk i paraqesim.

Po përse Basha nuk del publikisht dhe të tregojë qëndrimin e tij për Berishën?

Nuk ka pak kohë që u rizgjodh në krye të PD, por vetëm detyrën e kryetarit nuk kryen.

Me sjelljet e tij, me dualizmat, pa një qëndrim, siç thonë demokratët ai po e fundos përfundimisht  PD.

E la tre mandate PD në Opozitë, për tre mandate bëri dhe bën edhe rolin e kryetarit se kryetar nuk u bë kurrë dhe pas gjithë kësaj kohë vijon të fshihet pas Gazment Bardhit.

Këtë të fundit e nxori në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kur u bë analiza për zgjedhjet e 2015 dhe po të njëjtin e la duke u përplasur me demokratët.

Ai vetë asnjë fjalë, thjesht si një hije që hyn dhe del në PD.

Ndërsa demokratët kanë dalë hapur në lidhje me rastin e Berisha, i ashtuquajtur kryetar, ende kërkon dikë që të fshihet pas tij.

Shtatori do të jetë sfidë e madhe për Bashën, sfidë që i tejkalon kapacitet e tij.

Që do të thotë do të dalë kundër Berishës dhe pro Ambasadores Amerikane apo do të bëjë të kundërtën.

 As me dy porta ai s‘luan  dot, se ka këtë zotësi,  por të paktën  njëherë të vetme në jetë të bëhej burrë. Të dalë dhe të thotë qëndrimin e tij./ CNA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TMERRI NË GREQI/ Momenti kur autoblindi i ushtrisë thyen gardhin për të shpëtuar familjen me 7 anëtarë
Previous article DËSHMIA TRONDITËSE/ Piloti që vrau gruan kishte lidhje me një transgjinor të njohur në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT