• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LULI GËNJEU PËR SHARRËN”/ Veliaj: Hallin e ka te xhepi i tij. Me kunatin punonte natë e ditë për të shqyer Tiranën
Home
Politikë

“LULI GËNJEU PËR SHARRËN”/ Veliaj: Hallin e ka te xhepi i tij. Me kunatin punonte natë e ditë për të shqyer Tiranën

17 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

“Edhe pse të humbur dhe në ikje, Lulzim Basha dhe kunati i tij, me firmën e Sali Berishës, punonin natë e ditë për të groposur buxhetin e shtetit në malin e plehrave në Sharrë”. Me këto fjalë iu drejtua sot Asamblesë socialiste në Krrabë dhe Bërzhitë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të bashkisë, Tirana që kthyer në një plaçkë për t’u shqyer nga familja e tij.

“Në 20 gusht të 2013-ës, – pra, në 23 qershor populli u tha: “bella ciao”, “shkoni në shtëpi”, “s’jeni ju për këtë punë”, – edhe pse humbën zgjedhjet, vazhdonin t’i bënin gropën vendit. Pasi ti humb zgjedhjet, moralisht duhet t’i marrë vendimet ai tjetri që është zgjedhur. Nuk e pritën këta qeverinë. Humbën zgjedhjet në qershor, qeveria bëhej gati të fillonte punën, në gusht Lul Basha i thotë Saliut të paguajnë 34.6 mln euro dhe 37 euro për ton, që t’i çojnë plehrat në kompaninë që kishte përgatitur ky me kunatin. E kishin bërë Tiranën plaçkë për ta shqyer për një familje,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha gënjeu sërish sot kur tha se qytetarët shqiptarë do të paguanin 12 euro për 1 ton plehra. “Doli sot dhe gënjeu prapë, – se kur të plas cipa, je dyst, je rehat, nuk është se skuqesh më, – doli e tha, “jo, e kam thënë 12”. Po dokumenti thotë 37! Kë gënjen ti? Këshilla ime për Lulin është: Luli, thuaj gjithmonë të vërtetën, se mbahet mend më kollaj. Duke gënjyer non stop vetëm ngatërrohesh, ngatërron tabelën e shumëzimit, ngatërron tabelën e mbledhjes, ngatërron zbritjen, pjesëtimin, ngatërron kunatin, vilat, makinat, ngatërron gjobat. Thuaj gjithmonë të vërtetën, se e vërteta do të të bëjë të lirë. E vërteta do të të çlirojë. E vërteta do të të shpërblejë me më shumë vota,” tha më tej Veliaj.

Sipas drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Lulzim Basha nuk e ka hallin tek pastrimi, por të gjobëvënia ndaj biznesit të radhës. “Sot Tirana është dita me natën më e pastër seç ka qenë. Ky e ka hallin tek xhepi, tek portofoli i vet. Ky e ka hallin tek kunati i vet, se po t’i gjesh çmimin këtij, ky e lë edhe Astirin, edhe Teatrin, edhe Bulevardin, edhe kullat, edhe digën, edhe Liqenin. Sa iu kushton këtyre një gjobë? Deri dje thonin, “këto qendrat tregtare i kanë oligarkët”. Sapo mori vilat në Vale Mar te Gjiri i Lalzit, nga një pronar i qendrave tregtare, oligarkët u bënë të mirë. Ky i ka vënë çmim opozitës. I ka vënë çmim çdo proteste,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se partitë që kemi përballë janë parti familjare. “Krraba nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastioni i LSI. Bërzhita nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastion i PD. Fakti që sot janë kthyer masivisht me PS-në, do të thotë që kjo skuadër dhe kjo familje punon vërtet për këta njerëz. Partitë që kemi përballë janë parti familjare. Një parti punon vetëm për kunatin, 24 orë në ditë. Kur flasim për ekonominë, për tërmetin, pandeminë, s’flasin fare. Por, po i përmende atij kunatin, zgjohet nga gjumi në orën 11 dhe të than piten, se për kunatin nuk të fal. Partia tjetër punon për burrin, për gruan, e kanë kthyer në sh.p.k.,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se PS është partia e njerëzve të thjeshtë që çohen në 5 të mëngjesit, që punojnë tokën, mbajnë shtëpinë, që jetojnë në mënyrë të ndershme, punojnë në fasoneri, në fermë, punojnë në shkolla, qendra shëndetësore, që ndihmojnë komshiun e tyre, që strehojnë dikë që ka nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DISFATËS NË DERBIN E MADONINËS/ Conte habit: Ishim më të mirët
Previous article GETAFE-BARCELONA/ Koeman i beson treshes Messi, Griezmann dhe Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT