Ashtu si në çdo 29 Nëntor, edhe këtë vit veteranët e luftës nuk kanë munguar për të kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve, si në Tiranë dhe në Shkodër.
Me pankarta në duar dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, veteranët e luftës dhe përfaqësuesit e Partisë Komuniste ishin sot në në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë
Me foto të diktatorit Hoxha e pankarta në duar ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve.
Ndërsa homazhe kryen edhe edhe veteranët e qytetit të Shkodrës. Në këto homazhe nuk u respektuan rregullat e Covid, edhe pse një pjesë e tyre mbante maskë.








