• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Luhatet TREGU I AKSIONEVE/ Bursa e Nju Jorkut dhe e Azisë humbje historike në vlerë
Home
Ekonomi
Portret

Luhatet TREGU I AKSIONEVE/ Bursa e Nju Jorkut dhe e Azisë humbje historike në vlerë

7 February, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, Movers, Portret

Tregjet e aksioneve janë luhatur këto ditë që nga bursa e Nju Jorkut, e deri në ato të Azisë e Evropës.

Këto ngritje e ulje shqetësuese pasuan rënien e madhe të çmimeve në bursën e Nju Jorkut të hënën, kur indeksi Dow Jones humbi mbi 4% të vlerës së tij.

Megjithë tronditjen që shprehën investitorët, analistët që folën për Zërin e Amerikës thanë se rënia ishte pritur prej kohësh.

Korrespondenti Mil Arcega njofton:

Pas një viti me rritje fantastike të aksioneve në bursë, kishte kohë që pritej një korrigjim i tregut:

“Çmimi i aksioneve nuk vazhdon të rritet në përjetësi. Pas një rritjeje prej afro 30% gjatë 13 muajve të fundit, ndodhi ajo që ishte ndoshta ngjarja më e parashikueshme në botë, një rënie e çmimeve,” thotë analisti Mark Hamrick.

Ky proces është si një çelës që periodikisht fiket për të moslejuar mbi-nxehjen e tregut.

“Bursa është rritur tepër, shumë shpejt,” thotë analisti McBride.

Menaxheri i investimeve James McBride thotë se ky korigjim në bursë ndodhi pasi u publikua të premten një raport që tregonte forcimin e tregut të punësimit dhe rritje të pagave.

“Pagat nuk ishin rritur prej shumë kohësh. Kjo krijoi përshtypjen se inflacioni do të rritej së shpejti dhe se Rezerva Federale do të fillojë të rrisë normat e interesit,” thotë zoti McBride.

Ekziston shqetësimi se një rritje e shpejtë e inflacionit mund të shtyjë Rezervën Federale të rrisë normat e interesit në mënyrë më agresive. Por financieri Altan Ergun thotë se fajin nuk e kanë ata që shkëmbejnë aksione në bursë, pasi 2/3 e shkëmbimeve realizohen nga algoritme kompiuterike:

“Shitblerja e aksioneve përmes operacioneve kompiuterike përfaqëson pjesën më të madhe të shkëmbimeve në bursë. Pra kur po shihnim shitje të aksioneve në masë, besojmë se kjo tendencë u acarua edhe më shumë nga aktiviteti automatik duke sjellë rënie kaq të theksuar”.

Në gjithë këtë debat kanë munguar komentet nga presidenti, i cili më parë ka theksuar rritjen kolosale të bursës gjatë mandatit të tij. Dje, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin iu përmbajt komenteve të mëparshme të Shtëpisë së Bardhë:

“Ne na takon merita për rritjen e bursës mbi 30% që kur u zhvilluan zgjedhjet”.

Por, siç na e kujtojnë shpesh ekonomistët, bursa nuk përfaqëson gjithë ekonominë amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEZHË/ Shpërthen soba e gazit, digjet 70-vjeçari në banesë. Dyshohet se... (FOTO)
Previous article Mos i prekni kuponat tatimorë me dorë, jepet alarmi: Kanë helm

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT