Nga Deutsche Welle
Kush është Sergej Skripal, agjenti i helmuar me gaz nervor që e ka ftohur keq marrëdhënien jo vetëm mes Britanisë së Madhe e Rusisë, por edhe perëndimit e Kremlinit? Kur e pse ndodhi kalimi i tij tek britanikët?
Emri i Sergej Skripal, agjentit rus që u bë agjent i dyfishtë duke punuar edhe për britanikët u fut në fokusin e shërbimit sekret të inteligjencës, ndërsa ai punonte në Madrid tek zyra e atasheut ushtarak të Moskës, për shërbimin sekret ushtarak të Rusisë, GRU.
Pse ndërroi Skripal krahun e u bë agjent i dyfishtë?
Sergej Skripal lindi në Kaliningrad në vitin 1951, pas shkollimit ai iu bashkua ushtrisë, para se të kalonte tek shërbimi sekret ushtarak, GRU. I vendosur në Maltë ai tregoi aftësi si agjent, duke bërë që më vonë t’i ofrohet një post në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Megjithëse ai ishte zbuluar si një aset i mundshëm edhe për shërbimin sekret spanjoll, Skripas përfundoi si agjent i MI6, pikërisht në Spanjë. Kjo ndodhi në epokën e Boris Yeltsinit, kur paratë rridhnin me pikatore në Rusi. Zyrat e shërbimit sekret rus jashtë vendit shpesh nuk paguheshin për periudha të gjata. Sipas raportimeve, arsyet e kalimit të tij në krahun britanik ishin financiare. Gazeta britanike The Times ka njoftuar se MI6 i dha spiunit rus pseudonimin “Fortwith.”
Sipas The Times, Skripalit i kërkoheshin informacione dhe detaje për koordinatat dhe vendndodhjen e agjentëve ruse kur ata zhvillonin takime. Me gjasë informatat përfshinin agjentë në vende të ndryshme europiane. Më vonë Skripal për shkak të problemeve shëndetësore u dërgua në Moskë të punonte në shtabin e GRU. I kthyer në Rusi ai u diagnostikua me diabet. Megjithëse Sergej Skripal pushoi së punuari për GRU në vitin 2000, ai vazhdoi të mbante një punë në qeverisjen lokale në Moskë duke qenë kështu i aftë të siguronte informacione të rëndësishme.
Kapja nga rusët
Kërkesa për para ka qenë me sa duket faktori konstant i angazhimit të tij. Nga Moska, ai vizitonte rregullisht Malagan, ku MI6 i kishte siguruar një shtëpi, ku merrte pagesat. Nëse ai nuk mundej, shkonte bashkëshortja e tij, Liudmilla.