• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
‘Luftë’ dhe luks i shfrenuar, ja jeta si nëpër filma e rreperëve shqiptarë
Home
Lifestyle

‘Luftë’ dhe luks i shfrenuar, ja jeta si nëpër filma e rreperëve shqiptarë

25 November, 2017 Q.Autor Lifestyle

Së fundmi është rindezur konflikti midis 2 grupeve më të mëdha të hip-hopit shqiptar, atij mes grupit TBA dhe OTR.

Lideri I grupit OTR, Noizy, është duke zhvilluar një turne në Amerikë, ku do të mbajë koncerte në disa qytete të mëdha.

Duket se konfliktet mes dy grupeve nuk janë shuar ende, dhe kjo u dëshmua më së miri kur gjatë koncertit në New York, jashtë club-it ku do të performonte Noizy, është krijuar një situatë e pazakontë ku disa anëtarë të grupit TBA, kanë tentuar të hyjnë në club dhe të konfliktohen me rreperin. Noizy ka reaguar me një status ironik në instagram ku I quante këta të fundit si personazhe qesharake.

Por si ka nisur historia e konfliktit midis rreperave shqiptarë, dhe nga cili ka qenë frymëzimi i tyre për të krijuar fame?

Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ecin paralelisht me zhvillimin e kësaj muzike.

Të parët që do ta lidhnin pandashmërisht këtë zhanër muzikor me dhunën, ishin dy repistët amerikanë, 2Pac Shakur dhe Notorius B.I.G. I pari i vrarë më 13 shtator 1996 në një atentat në Las Vegas, ndërsa i dyti, i akuzuar, por asnjëherë i provuar, si organizator i vrasjes së ish-shokut të tij, humbi jetën po në një atentat, në 9 mars 1997.Related image

Por në Shqipëri, do të duheshin të kalonin vite që rrepi (rap) të formëzohej plotësisht dhe të arrinte në nivelet ku grupet të kishin konflikte, të cilat i tejkalonin ofendimet dhe sharjet në tekste këngësh.

Në fillim ishte Viktor Paloka ose siç njihet në art “Unikkatil”, i pari që do të sillte në shqip rrepin e ashpër dhe do të bënte për vete mijëra fansa. Por me daljen në skenë të Rigels Rajkut ose “Noizy”, si dhe Arkimed Lushës ose “Stresi”, si dhe fuqizimin e “Babastars”, beteja për të tërhequr sa më shumë fansa u bë e ashpër.

Në tekstet e këngëve të tyre, gjenden fjalë ofenduese për kundërshtarët, gjë kjo që tërhiqte pas vetes shumë të rinj. Por beteja vetëm në tekstet e këngëve, vijoi deri në vitin 2010, ku tashmë fansat të frymëzuar nga këngët me tekste dhune, nisën betejën mes tyre. Ka pasur raste të cilat kanë përfunduar me plagosje të rënda mes fansave të cilët konfliktoheshin përsa I përket mbështetjes së tyre rreth grupeve përkatëse.

Disa nga konfliktet më të mëdha kanë qenë edhe konflikti I Noizyt me Babastars në një aeroport të Zvicrës, konflikti I tij me Stresin, si edhe rasti me Cozman, ku mbetën të plagosur Varrosi dhe Noizy.

Vlen për t’u theksuar jeta e tyre e shfrenuar duke ekspozuar herë pas here në rrjetet sociale, tufat me lekë, femra dhe makina superluksoze.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI i milionave të PD për lobim në SHBA/ Balla-Bashës: Ku i gjetët 1 milion dollarë?
Previous article Fituan 1 vit siguracion mjeti falas/ Ja kush janë shoferët fatlum (LISTA)

Q.Autor

Postime të ngjashme

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT