• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Zyrtari amerikan: Izraeli të mbrojë civilët në jug të Gazës
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zyrtari amerikan: Izraeli të mbrojë civilët në jug të Gazës

19 November, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli nuk duhet të nisë operacionet ushtarake kundër Hamasit në jug të Gazës derisa të merret në konsideratë siguria e civilëve palestinezë që po largohen, tha të dielën zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jon Finer.

Zotit Finer i bëri komentet për rrjetin televiziv CBS. Ai tha se Uashingtoni “ua ka përcjellë drejtpërdrejt dhe do t’ua përcjellë”, zyrtarëve izraelitë këtë qëndrim.

Grupi militant i Hamasit mori rreth 240 persona peng gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, sulm që u bë shkak që Izraeli të rrethonte Gazën dhe të sulmonte territorin palestinez. Synimi sikurse kanë thënë zyrtarët izraelitë është shkatërrimi i grupit.

Sulmet izraelite kanë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën veriore të rajonit, ndërsa rreth dy të tretat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës, janë zhvendosur në jug. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që udhëhiqet nga Hamasi, deri tani janë vrarë rreth 12,300 palestinezë.

Zoti Finer i kërkoi Izraelit të nxjerrë mësime nga operacionet e tij ushtarake në veri të Gazës dhe të sigurojë mbrojtje të zgjeruar për popullatën civile duke ngushtuar zonat e luftimit aktiv dhe duke specifikuar se ku mund të strehohen civilët.

Të shtunën, Izraeli paralajmëroi popullatën civile në disa pjesë të jugut të Gazës që të zhvendosen ndërsa përgatitet për një ofensivë. Por sipas palestinezëve jugu është bombarduar vazhdimisht nga Izraeli, duke i bërë absurde sipas tyre premtimet izraelite për siguri./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Ndihmoi qindra shqiptarë të hynin ilegalisht në Britani, gjykata lë në burg “ndërmjetësen”
Previous article HETIMI PËR ARBEN AHMETAJN/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Sokol Meqemeja

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT