• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Zyrtarët palestinezë: 30 të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zyrtarët palestinezë: 30 të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite

16 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Të martën në disa pjesë të rripit të Gazës u zhvilluam luftime mes forcave izraelite e grupit militant Hamas. Zyrtarët palestinezë të ministrisë së Shëndetësisë, e cila kontrollohet nga Hamasi, bënë të ditur se të paktën 30 persona u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në pjesën jugore dhe qendrore të rajonit.

Grupi militant islamik akuzon Izraelin për shtimin e sulmeve në Gazë, në një përpjekje siç thotë, për të penguar ndërmjetësit arabë dhe të Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Izraeli thotë se po kërkon të çrrënjosë luftëtarët e Hamasit.

Në Rafah, një qytet kufitar në jug të rajonit, ku forcat izraelite kanë operuar që nga muaji maj, pesë palestinezë u vranë nga një sulm ajror në një shtëpi, thanë zyrtarët e shëndetësisë. Në afërsi të Khan Younisit, u vranë tre pjestarë të një familjeje, burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre.

Më vonë të martën, në një sulm ajror izraelit ndaj një makine në Khan Younis u vranë të paktën 13 palestinezë dhe u plagosën 26 të tjerë .

Sulmi ndodhi pranë një zone me çadra, ku po strehohen familjet e zhvendosura tha ministria e Shëndetësisë.

Në kampin historik Nuseirat në Gazën qendrore, të paktën katër palestinezë u vranë nga bombardimet dhe sulmet ajrore në Gazën qendrore. Një sulm ajror izraelit vrau katër persona në Sheikh Zayed në veri të Gazës, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se po vazhdon operacionet në Rafah “bazuar në informacione zbulimi” dhe se sulmet ajrore kishin në shënjestër militantët, tunelet dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit/voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI RIKTHIMIN E AUDIT LUKSOZ/ GJL rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës
Previous article RAUNDI I TRETË/ Hidhet shorti për të përzgjedhur kandidatët për anëtarë të KLGJ dhe KLP (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian Botë

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT