• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Zelensky: Nëse Ukraina bie, Putin do ndajë botën
Home
Botë

LUFTA/ Zelensky: Nëse Ukraina bie, Putin do ndajë botën

30 March, 2024 s.autor Botë

Ukraina ka synim shkatërrimin e Krimesë. Objektivat kryesore do të jenë aeroportet dhe aeroplanët luftarak rus atje. Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky në një intervistë për median e shkruar amerikane, Washington Post. Zelenskyy ka kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi si një mjet kërcënimi kundër ushtrisë ruse.

“Moska e di se ne mund t’i shkatërrojmë avionët, ata nuk do të sulmojnë nga Krimea. Do të ndodhë si me flotën detare, i zmbrapsëm nga ujërat tona territoriale, tani do t’i dëbojmë edhe nga aeroportet”, tha ai.

I pyetur nëse beson se Joe Biden do të angazhohet për sigurimin e armëve, Zelensky u përgjigj se presidenti amerikan është i kujdesshëm në lidhje me një sulm bërthamor nga Rusia. Zelenskyy u shpreh se opsionet e Ukrainës varen nga ajo që vendos Kongresi amerikan.

“Nuk mund të humbasim më kohë. Ukraina nuk mund të jetë një çështje politike mes palëve. Nëse Ukraina bie, Putini do ta ndajë botën në miq dhe armiq të Rusisë. Ata që e kritikojnë Kievin nuk e kuptojnë se çfarë rreziku po vjen nga lufta”, shtoi Zelenskyy

Ukraina me anë të Ministrit të saj të Mbrojtjes u ka kërkuar aleatëve më shumë mbrojtje ajrore, kjo edhe për faktin se Rusia e ka përqendruar sulmin në drejtim të infrastrukturës energjetike. Ndërkohë, Adminirali i lartë i NATO-s, Rob Bauer, ka kërkuar rritje të vigjilencës ushtarake të aleancës Veri-Atlantike, duke theksuar ambiciet e Rusisë të cilat shtrihen përtej Ukrainës. Ai theksoi se NATO duhet të përgatitet për një përshkallëzim të ardhshëm.

Rusia të premten kreu sulmin e saj më të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës që nga pushtimi i saj në shkurt 2022, duke dëmtuar diga të shumta dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për më shumë se një milion njerëz. Moska i ka përshkruar sulmet e saj të fundit, përfshi dhe ato me raketa balistike, si pjesë e një serie sulmesh “hakmarrëse” në përgjigje të sulmeve të Ukrainës në rajonet ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 400 TONË USHQIME DHE FURNIZIME/ Anija me ndihma niset drejt Gazës
Previous article LUFTA E KOSOVËS/ Kurti: Po bëhen përgatitje që të akuzohet Serbia për krime lufte dhe gjenocid

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT