• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukrainës: Është kritike
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukrainës: Është kritike

24 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nëntor se shtetit të tij “i duhen më shumë sisteme për mbrojtje ajrore”, për t’i mbrojtur njerëzit e vet, teksa Rusia vazhdon të shënjestrojë Ukrainën me bomba ajrore, dronë luftarakë dhe raketa.

“Mbrojtja më e fuqishme e qiejve tanë është absolutisht kritike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se Kievi është duke “punuar aktivisht” me partnerët për përmirësim të mbrojtjes ajrore të shtetit.

Rusia ka nisur më shumë se 800 bomba ajrore, ka kryer rreth 460 sulme me dronë dhe rreth 20 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës, vetëm javën e kaluar, sipas Zelenskyt.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, kanë raportuar më 24 nëntor se kanë zmbrapsur disa sulme me dronë përgjatë natës.

Nuk ka raportime për të plagosur në asnjërën palë.

Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se alarmi ajror ka zgjatur më shumë se tri orë dhe që dronët “kanë lëvizur në drejtime të ndryshme” të qytetit.

Forcat ukrainase patën kryer një inkursion të befasishëm në rajonin rus, Kursk, në gusht, duke marrë kontrollin e 1.400 kilometrave katrorë. një burim i ushtrisë ukrainase ka thënë se Kievit tani ka humbur 40 për qind të territorit që kontrollonte në Kursk.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara raportohet t’i kenë dhënë leje Ukrainës për të goditur thellë në Rusi me sistemet ATACMS dhe raketat Storm Shadow, respektivisht.

Raketat janë armë taktike precize të dizajnuara të godasin qendra, logjistikë dhe depo armësh rreth frontit të luftës.

Ukraina veçse i ka përdorur këto armë për të kryer sulme në Kursk dhe rajonin fqinj, Belgorod.

Edhe Franca u është bashkuar SHBA-së dhe Britanisë, duke sinjalizuar se Ukraina mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë kundër shënjestrave në territorin rus.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë në një intervistë për transmetuesin britanik BBC se Ukraina mund të lëshojë raketa franceze me rreze të gjatë në Rusi, “për vetëmbrojtje”.

Megjithatë, ai nuk e ka konfirmuar nëse armët franceze janë përdorur tashmë.

Rusia, në anën tjetër, e ka dënuar ashpër përdorimin e këtyre armëve nga ana e Rusisë, dhe është zotuar se do të kryejnë sulme me raketa të avancuara, si dhe e ka përditësuar doktrinën bërthamore.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Kush janë dy vëllezërit që ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi. Si nisi konflikti që përfundoi me vrasje
Previous article ZBARDHET VRASJA E EDUART REÇIT/ Policia: Autorët dy vëllezër, njëri oficer policie

s.autor

Postime të ngjashme

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka Botë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT