• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Zelenski: SHBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zelenski: SHBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë

21 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Për herë të parë që prej gjashtë muajsh sërish mund të ketë bisedime direkte ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për një armëpushim të mundshëm në luftën e agresionit rus ndaj Ukrainës. “SHBA propozon një takim trilateral të këshilltarëve sigurisë kombëtare: Amerikë, Ukrainë, Rusi”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski në Kiev.

Ai vuri kushte për bisedimetdirekte me përfaqësuesit e Moskës. “Nëse mund të zhvillohet një takim i tillë, për të shkëmbyer të burgosurit ose për mundësuar një marrëveshje lidhur me takimin tripalësh të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, ne do t’i mbështesim këto propozime”, tha Zelenski. “Të shohim si do të zhvillohen gjërat.”

Bisedimet në Majami
Të premten (19.12.2025) në Majami në shteti federal të Floridës në SHBA kanë filluar bisedime ndërmjet përfaqësuesve të SHBA-së, Ukrainës dhe Europës. Pjesëmarrës janë kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Andrij Hnatov, i dërguari i posaçëm i SHBA-së Steven Witkoff dhe Jared Kushner si dhe përfaqësues të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Për Gjermaninë është në bisedime këshilltari i kancelarit për politikën e jashtme, Günter Sautter.

Ndërmjetësuesit e SHBA-së do të vazhdojnë bisedime të veçanta me palën ruse. Kirill Dmitrijev, këshilltari i presidentit të Rusisëkonfirmoi pjesëmarrjen në bisedimet në Florida. Në platformën X ai shkruan, se po udhëton për në Majami. Në mesazhin e tij ai publikon edhe një një emoji me një pëllumb paqeje.

Nëse do të arrihet në fund në një takim trilateral ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe atyre ukrainas, kjo deri tani mbetet e hapur.

Bisedimet e fundit direkte kanë qenë në Stamboll
Së fundi delegacionet ukrainase dhe ruse janë takuar zyrtarisht për bisedime direkte në korrik në Stamboll. Në valën e këtyre bisedimeve u ra dakord për shkëmbimin e të burgosurve, por nuk pati asnjë përparim konkret.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, i hodhi poshtë njoftimet, që linin të kuptohej, se qeveria e tij do t’i imponojë Ukrainës të pranojë marrëveshjen e paqes me Rusinë. “Ne nuk mund t’ia imponojmë Ukrainës një marrëveshje. Ne nuk mund t’ia imponojmë Rusisë një marrëveshje. Ato duhet ta duan vet një marrëveshje, tha Rubio. Të enjten (18.12.2025) presidenti i SHBA-së Donald Trump sërish i bëri thirrje Kievit që të “lëvizë” më shpejt drejt marrëveshjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANË 20-VJEÇARIN PAVLIN PREKA/ Arrestohen pas 10 muajsh dy autorët (EMRAT)
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit sportiv

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT