• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Ukraina vazhdon të pushtojë territoret ruse, sulmon 300 km në brendësi të tokës armike. Moska pranon vështirësitë në front
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Ukraina vazhdon të pushtojë territoret ruse, sulmon 300 km në brendësi të tokës armike. Moska pranon vështirësitë në front

10 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

E gjithë vëmendja ditët e fundit ka qenë te luftimet që po zhvillohen brenda territorit të Rusisë mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. Ofensiva e befasishme e Ukrainës vazhdon në rajonin rus të Kursk që nga e marta e kaluar. Blogerët ushtarakë rusë raportojnë nga terreni përleshje me forcat e Kievit.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi sot një tjetër video për të treguar praninë e shtuar të forcave të saj në rajon, me tanke që zënë pozicione luftarake. Ministria njoftoi gjithashtu se kishte zmbrapsur sulmet me dronë. “Për momentin situata është e stabilizuar”, shkruan blogeri ushtarak Alexander Kharchenko në Telegram , duke folur për përparimin e njësive ruse.

“Sudzha reziston, komandot po bëjnë çdo përpjekje për të pastruar qytetin nga armiku”, shton ai, duke iu referuar qytetit pranë kufirit me Ukrainën. “Nëse armiku nuk vendos një numër të konsiderueshëm forcash në mënyrë të papritur, mund të themi se kulmi i krizës ka kaluar,” përfundon Kharchenko.

Por asaj që Rusia i druhet më tepër ka të bëjë me termocentralin bërthamor në këtë rajon. “Veprimet e forcave të armatosura në rajonin rus të Kurskut përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për termocentralin bërthamor në rajon”, tha presidenti i agjencisë atomike ruse Rosatom, Alexey Likhachev gjatë një bisede me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.

Nga ana tjetër, forcat ukrainase kanë marrë në kontroll gazsjellësin në Kursk i cili transporton gjysmën e gazit natyror rus që vazhdon të eksportohet ende në Europë.

Gjithshtu, Kievi ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe në një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin Lipetsk, 300 km në brendësi të territorit.

Për shkak të situatës kritike të krijuar ditët e fundit, Moska shpalli “regjim të posaçëm kundër terrorizmit” në tre rajone: Belgorod, Kursk dhe Bryansk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT AJROR ME 61 VIKTIMA NË BRAZIL/ Dy pasagjerë nuk arritën të hipnin në bord, detaji që u shpëtoi jetën
Previous article "ÇFARË DESHA E BËRA..."/ Vrasja e dyfishtë në Shalës të Konispolit, zbulohet dëshmia e plotë e Klementin Islamajt

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT