• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Ukraina bën me dije humbjet: Janë vrarë deri në 13 mijë ushtarë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Ukraina bën me dije humbjet: Janë vrarë deri në 13 mijë ushtarë

2 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Deri në 13,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, ka bërë me dije këhsilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak. Ai tha se midis 10,000 dhe 13,000 trupa kanë vdekur.

Është e rrallë që Ukraina të japë shifra për viktimat dhe komentet e Podolyak nuk janë konfirmuar nga ushtria e vendit.

Në qershor ai tha se midis 100 dhe 200 ushtarë ukrainas po vdisnin çdo ditë

Muajin e kaluar, gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës.

Në një fjalim video të mërkurën, kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se 100,000 trupa ukrainase ishin vrarë. Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit të BE-së më vonë sqaroi se ky ishte një gabim, dhe shifra i referohej të vrarëve dhe të plagosurve.

Duke folur për kanalin televiziv ukrainas Channel 24, Podolyak tha se Kievi “po flet hapur për numrin e të vrarëve.”

“Ne kemi vlerësime zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm, vlerësime zyrtare nga komandanti i përgjithshëm (Zelensky) dhe ato variojnë nga 10,000 deri në 12,500-13,000 të vrarë”, tha ai.

Ai shtoi se numri i civilëve të vrarë mund të jetë i rëndësishëm. BBC News kishte identifikuar rreth 3,600 vdekje civile që nga mesi i qershorit. Shifra tani ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

Von der Leyen tha se 20,000 civilë ukrainas ishin vrarë. Ndërsa ky numër nuk u tërhoq nga Komisioni i BE-së, ai u hoq nga versionet e mëvonshme të videos së bashku me pohimin se 100,000 trupa ishin vrarë.

Podolyak gjithashtu sugjeroi se deri në 100,000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, dhe se 100,000 deri në 150,000 të tjerë ishin plagosur, ose ishin të zhdukur ose të paaftë për t’u kthyer në luftime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SA SHITEN DOLLARI DHE EURO? Çfarë ndodh me monedhat e tjera
Previous article "HAKMARRJE SHKATËRRUESE..."/ Sulmi ndaj “Prestige Resort”, reagimi i ashpër ish-kongresmenit të SHBA-së: Një qeveri e përgjegjshme nuk vepron kështu

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT