SHBA dhe Kina do të fillojnë një raund të ri bisedimesh të martën në Pekin, ndërsa afrohen më pranë zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre tregtare.
Diskutimet do të udhëhiqen nga Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer dhe zëvendëskryeministri kinez Liu He.
Bisedimet janë zvarritur për disa muaj, ku të dyja palët përpiqen të bien dakord për çështjet kyçe.
Lufta tregtare ka dëmtuar ekonominë dhe ka sfiduar sistemin multilateral që ka qeverisur tregtinë botërore për dekada të tëra.
Ka pasur optimizëm mbi bisedimet në muajt e fundit, por gjithashtu ekziston edhe një ndjenjë se të dyja palët mbeten të ndara në disa pika.
SHBA, e cila akuzon Kinën për praktikat tregtare të padrejta, imponoi tarifat me vlerë prej 250 miliardë dollarë ndaj produkteve kineze vitin e kaluar.
Pekini reagoi ndaj vendimit duke vendosur tarifa me vlerë 110 miliardë dollarë ndaj mallrave amerikane.
Tarifa ndaj mallrave kineze u rrit në fillim të vitit, nga 10% në 25%.
Të dy vendet ranë dakord të pezullojnë tarifat pasi arritën një armëpushim në dhjetor dhe filluan negociatat për të arritur drejt një marrëveshje


