• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Tanket “Leopard” do të dërgohen në Kiev, Gjermania autorizon Poloninë për dërgesën
Home
Botë

LUFTA/ Tanket “Leopard” do të dërgohen në Kiev, Gjermania autorizon Poloninë për dërgesën

23 January, 2023 s.autor Botë

Gjermania ka deklaruar se nuk do të pengojë Poloninë  nëse dëshiron të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, tha ministrja e jashtme e Gjermanisë, duke sinjalizuar një përparim të mundshëm për Ukrainën ndërsa ajo po përgatitet për një ofensivë të re, sipas Reuters.

Njëmbëdhjetë muaj pas fillimit të luftës, luftimet janë përqendruar në qytetin Bakhmut në lindje të Ukrainës, ku mercenarët rusë të Wagner dhe forcat ukrainase janë përfshirë në një betejë rrënimi.

Ministria ruse e mbrojtjes tha për të dytën ditë radhazi të dielën se forcat e saj po forconin pozicionet e tyre në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, megjithëse një zëdhënës ushtarak ukrainas i tha transmetuesit shtetëror se situata atje ishte “e vështirë” por e qëndrueshme.

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i furnizojnë me tanke moderne të prodhimit gjerman për muaj të tërë, por Gjermania ka qënë e dyzuar.

Tanket Leopard, të cilat ndodhen në një sërë vendesh të NATO-s, por dërgimi i të cilëve në Ukrainë kërkon miratimin e Berlinit, shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.

Aleatët perëndimorë premtuan miliarda dollarë armë për Ukrainën javën e kaluar, por ata nuk arritën të bindin Gjermaninë të heqë veton e saj për dërgimin e tankeve.

Por në një ndryshim të dukshëm në pozicionin e Gjermanisë, ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se qeveria e saj nuk do ta bllokonte Poloninë nëse do të dërgonte tanket e saj Leopard 2 pa miratimin gjerman.

Komentet e Baerbock dukej se shkonin më tej se komentet e Scholz në një samit në Paris më herët të dielën se të gjitha vendimet mbi dërgesat e armëve do të merreshin në koordinim me aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JETOJ DOT..."/ Olta bën deklaratën e fortë: Jam shumë e varur psikologjikisht nga bashkëshorti im
Previous article RESHJET E SHIUT DHE DËBORËS/ Si paraqitet situata në Lezhë dhe Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT