• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Sulme me dron gjatë natës në Ukrainë, sulmohet edhe Kryvyi Rih, vendlindja e Zelenskyt
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Sulme me dron gjatë natës në Ukrainë, sulmohet edhe Kryvyi Rih, vendlindja e Zelenskyt

15 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina gjatë natës së kaluar është përballur me sulme me dron nga Rusia. Forcat ruse sulmuan Odesën me 13 drone Shahed, të gjithë të shkatërruar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale Serhiy Bratchuk në Telegram. Alarmi i sulmit ajror ra mbrëmë në 12 rajone të Ukrainës. Impiantet industriale u dëmtuan në Dnepropetrovsk Oblast, pas shpërthimeve. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Kharkov.

Forca Ajrore e Kievit tha se gjatë natës kanë rrëzuar 20 dronë iranianë Shahed-136/131 të përdorur nga forcat ruse. Mbrojtja ajrore ukrainase thotë se katër avionë strategjikë Tu-95MS të ushtrisë ruse lëshuan katër raketa lundrimi X-101/X-555 nga Deti Kaspik. Njëra prej raketave u shkatërrua nga Ukraina, ndërsa të tjerat goditën impiantet industriale në rajonin Dnipro Ndërkohë, një person u plagos mbrëmë gjatë një sulmi rus në qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën jug-qendrore ku u goditën dy komplekse industriale.

“Sonte armiku ka sulmuar sërish me raketa Kryvyi Rih. Janë goditur dy ndërmarrje industriale. Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet në spital në gjendje jo të rëndë”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale Sergiy Lysak në Telegram.

Është hera e dytë që Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelenskiy, është në shënjestër të sulmeve ruse këtë javë. Presidenti ukrainas tha se të gjithë në Ukrainë ia detyrojmë atyre që mbrojtën jetën e popullit.

“Kujtoni gjithmonë se të gjithë ne në Ukrainë ua detyrojmë jetën tonë atyre që mbrojtën jetën e popullit tonë dhe pavarësinë tonë”, ka thënë Zelensky në mesazhin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN/ Rama: Hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore
Previous article TRAGJEDIA ME 79 VIKTIMA NË BRIGJET GREKE/ Qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare

s.autor

Postime të ngjashme

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT