• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ SHBA-ja përforcon ushtarakisht Kievin me një paketë tjetër prej 350 milionë dollarësh
Home
Nderkombetare

LUFTA/ SHBA-ja përforcon ushtarakisht Kievin me një paketë tjetër prej 350 milionë dollarësh

20 March, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Perëndimi vazhdon përforcimin ushtarak të Ukrainës, siç kishte premtuar Joe Biden, në vitin e parë të pushtimit rus. SHBA dhe BE kanë njoftuar zyrtarisht paketa të reja armësh për Kievin, në një kohë kur konflikti është në një fazë kritike dhe Kremlini po përshkallëzon sulmet për të kapur Ukrainën lindore.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping viziton Rusinë për të zhvilluar bisedime me Vladimir Putin.

Një paketë ndihme ushtarake prej 350 milionë dollarësh u njoftua, me dokumentin e saj zyrtar, nga Shtëpia e Bardhë për Ukrainën.

Në paketë përfshihen municione për HIMARS, municione 155 mm, raketa kundër rrezatimit me shpejtësi të lartë dhe armatime të tjera.

 

 

Ndihma evropiane

Bashkimi Evropian miratoi sot shpenzimin e 2 miliardë eurove për të blerë dhe transportuar municione për artilerinë e Ukrainës, thanë burimet diplomatike evropiane për AFP.

Ministrat e Jashtëm të BE-së miratojnë planin e veprimit trefazor për të furnizuar ushtrinë ukrainase me të paktën një milion predha155 mm dhe për të rimbushur rezervat strategjike të vendeve evropiane, disa prej të cilave janë në prag të shterimit, sipas përfaqësuesve të pesë delegacioneve.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, i cili mori pjesë në telekonferencën e homologëve të tij të BE-së, përshëndeti marrëveshjen.

“Më shumë municion për Ukrainën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky ishte objektivi kryesor i Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së sot”, tha ai në mesazhin e tij në Twitter. “Kjo marrëveshje do të forcojë aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës”, tha ministri i jashtëm ukrainas.

Marrëveshja, e cila do të vihet për miratim në samitin e Bashkimit të enjten dhe të premten është një përgjigje ndaj apelit të bërë më 9 mars nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja parashikon që një miliard euro do të përdoret për të rivendosur stoqet e vendeve anëtare, me një çmim prej 1000 deri në 1300 euro për predhë dhe dërgesë më 31 maj. Një miliardë euro të tjera do të përdoret për blerjen e përbashkët të municionit 155 mm për Ukrainën.

Faza e tretë e planit parashikon rritjen e kapacitetit prodhues të industrive të armëve të BE-së për të mbushur rezervat strategjike të vendeve të BE-së dhe për të vazhduar furnizimin e forcave ukrainase.

Dy miliardë euro do të vijnë nga Mekanizmi Evropian i Paqes, një fond ndërqeveritar i krijuar nga shtetet anëtare jashtë buxhetit evropian që është përdorur që nga fillimi i pushtimit rus për të furnizuar Ukrainën me armë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFIRMOHET/ Maqedonia e Veriut i dërgon Kievit 4 avionë luftarakë Su-25
Previous article TRAGJIKE NË KURBIN/ Mekanikun e zë poshtë kamioni, ndërron jetë

F.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT