• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ SHBA dhe Britania akuzojnë Iranin se i ka dërguar Rusisë raketa për t’i përdorur në Ukrainë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ SHBA dhe Britania akuzojnë Iranin se i ka dërguar Rusisë raketa për t’i përdorur në Ukrainë

10 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara dhe Britania akuzuan zyrtarisht Iranin të martën për furnizimin e Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t’i përdorur në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtypin në Londër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy paralajmëruan për sanksione që do të shpallen më vonë gjatë ditës.

“Rusia tashmë ka marrë dërgesa të këtyre raketave balistike dhe ka të ngjarë t’i përdorë ato brenda disa javësh në Ukrainë, kundër ukrainasve”, tha zoti Blinken. “Furnizimi me raketa iraniane i mundëson Rusisë të përdorë më shumë nga arsenali i saj, për objektiva që janë më larg vijës së frontit”, shtoi ai.

Komentet vijnë ndërsa zoti Blinken dhe zoti Lammy po përgatiten të bëjnë një vizitë të përbashkët të mërkurën në Ukrainë, ku do të takohen me Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë, për të diskutuar për forcimin e mbrojtjes së vendit. Kremlini po përpiqet të zmbrapsë ofensivën e befasishme të Ukrainës, e cila ka arritur të marrë qindra kilometra territor në rajonin Kursk të Rusisë.

Akuzat lidhur me raketat iraniane, mund ta inkurajojnë zoti Zelenskyi që të rrisë më tej presionin ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë për të lejuar Ukrainën që të përdorë raketa të furnizuara nga Perëndimi për të goditur më thellë brenda territorit rus me objektiv vendndodhjet që Moska përdor për të sulmuar Ukrainën nga ajri. Presidenti Joe Biden e ka lejuar Kievin të lëshojë raketa të ofruara nga SHBA-të përtej kufirit drejt Rusisë për t’u vetëmbrojtur, por në masë të madhe ka kufizuar distancën, për shkak të shqetësimeve për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Kjo nuk e ka ndaluar Ukrainën që të përdorë armët e veta për të goditur objektiva që ndodhen më thellë në Rusi, sikurse sulmi i sotëm (e martë), një nga sulmet më të mëdhenj me dronë në tokën ruse, në gati 2 vjet e gjysmë luftë, me objektiv rajone të shumta, përfshirë edhe Moskën./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DËMTOJNË SHËNDETIN MENDOR DHE FIZIK"/ Australia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Previous article FORMACIONI/ Hysaj me shirit në krah, Sylvinho zbardh 'luftëtarët' anti-Gjeorgji! Arbër Hoxha titullar për herë të parë

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT