• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Rusia sulm masiv me dronë mbi Kiev, plagosen 15 persona
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Rusia sulm masiv me dronë mbi Kiev, plagosen 15 persona

24 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u përball me sulme të pareshtura me dronë dhe raketa nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës, në të cilat u plagosën të paktën 15 njerëz, thanë zyrtarët ukrainas.

Shpërthime dhe të shtëna me armë u dëgjuan në të gjithë Kievin, duke i detyruar shumë njerëz të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina filluan një këmbim të madh të të burgosurve.

Këmbimi, që përfshin qindra ushtarë dhe civilë – ishte i pari nga disa që do të bëhen sipas një marrëveshjeje për këmbim të ndërsjellë që ishte arritur në një takim në Stamboll javën e kaluar.

Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me 14 raketa balistike dhe 250 dronë të llojit Shahed, sipas zyrtarëve.

Zyrtarët thanë se forcat ukrainase i rrëzuan 6 raketa dhe 245 dronë gjatë këtij sulmi.

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit theksoi se ky ishte një nga sulmet më të mëdha të kombinuara me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas

“Një natë e vështirë për të gjithë ne”, thuhej në komunikatën e administratës.

Sirenat ajrore në Kiev ranë pareshtur për më shumë se shtatë orë, duke paralajmëruar për sulme pasi raketa dhe dronë po afroheshin drejt kryeqytetit.

Kryetari i Kievit, Vitalii Klitschko, paralajmëroi banorët para sulmit se mbi 20 dronë rusë po i afroheshin qytetit.

Të premten mbrëma, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ishin këmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën.

“Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi”, tha Zelensky, në një postim në Telegram.

“Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar”, tregoi ai.

Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Mbolli drogë në mes të pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Krujë
Previous article KRIMI ZGJEDHOR/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT