• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Rusia bombardon qendrën tregtare në Kharkiv, raportohet për 11 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Rusia bombardon qendrën tregtare në Kharkiv, raportohet për 11 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur

26 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Bombardimet ruse në një qendër tregtare në Kharkiv të Ukrainës kanë lënë të vrarë të paktën 11 persona. Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov, tha më 26 maj se 11 persona janë konfirmuar të vdekur, duke shtuar se ekipet e shpëtimit druajnë se numri i viktimave do të rritet.

Më herët, Synyehubov dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.

“Deri më tani, ne e dimë se më shumë se 200 persona mund të kenë qenë brenda hipermarketit”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Telegram.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citoi një zyrtar të paidentifikuar rus, i cili tha se “një dyqan ushtarak dhe një post komande” ishte brenda qendrës tregtare, duke mos ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, në muajin e fundit po përballet me sulme të intensifikuara ruse, pasi Moska hapi një front të ri, pas nisjes së një ofensive të re në rajonin ukrainas me po të njëjtin emrë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFSHIHET NGA FLAKËT MAKINA NË VLORË/ Çfarë ndodhi me familjen? Dyshimet e para
Previous article E PËSOJNË KEQ SHOFERËT NË TIRANË/ 8 mijë gjoba për parkim dysh javën e kaluar! Policia rrugore ndëshkon shkelësit

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT