• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ja se si pozicionohet Kina
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ja se si pozicionohet Kina

24 February, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të enjten. Në vend të kësaj përsëriti thirrjet për palët që të “ushtrojnë vetëpërmbajtje” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se i ka hedhur “benzinë zjarrit”.

Në një konferencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme që vazhdoi për më shumë se 90 minuta, zëdhënësja Hua Chunying shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë. Ato përfshinin pyetje të përsëritura nëse Pekini do t’i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainës.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Çështja e Ukrainës ka një sfond historik shumë të ndërlikuar. Ajo ka evoluar në situatën aktuale për shkak të veprimit të përbashkët të faktorëve të ndryshëm… siguria duhet të jetë çështje e bashkëpunimit të përbashkët dhe sigurisë së qëndrueshme, dhe shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve duhet të respektohen dhe të adresohen”, tha Hua duke iu përmbajtur komenteve të bëra një ditë më parë.

 

 

Kina “po ndjek nga afër situatën e fundit” dhe u bën thirrje palëve “të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit”, tha Hua në mënyrë të përsëritur.

Pas pyetjeve nga media të shumta nëse Kina i konsideronte lëvizjet e Rusisë një pushtim, Hua i pyeti gazetarët: “Pse jeni të fiksuar me këtë pyetje?

“Mund të pyesni palën amerikane. Ata vazhdojnë të ndezin zjarret… Mund t’i pyesni nëse kanë ndonjë plan për të shuar zjarrin.”

Të enjten, administrata doganore e Kinës tha gjithashtu se do të fillojë të lejojë importet e grurit që nga 24 shkurti nga Rusia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET RUSE/ Reagon Kosova: Gati të ofrojmë të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së, nëse e kërkon SHBA
Previous article KUSH ËSHTË MIREL MËRTIRI/ Bosi i inceneratorëve i shpallur në kërkim, Basha e akuzoi si anëtar të Bandës së Lushnjes

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT