• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LUFTA PREK NAFTËN NË SHQIPËRI/ Rritet çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave
Home
Ekonomi

LUFTA PREK NAFTËN NË SHQIPËRI/ Rritet çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave

3 March, 2026 s.autor Ekonomi

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të karburanteve në kryeqytet. Nafta bruto në bursa ka kapërcyer mbi 80 dollarë për fuqi nga 70 dollarë që ishte më parë. Por në një rast të tillë, Shqipëria sipas ekspertëve mund të jetë një ndër vendet që preket nga ky ndryshim çmimesh.

“Shqipëria preket menjëherë se jemi shtet importues neto i karburantit fatkeqësisht. Nëse situata zgjat rritja e çmimit është e paevitueshme, sa jemi në gjendje të kemi rezerva dhe si do jenë masat e qeverisë që mos të ketë spekulime siç ka ndodhur para 3-4 vjetësh”, tha Gjergj Buxhuku.

Vetëm gjatë vitit të kaluar konsumi i karburantit në vendin tonë arriti në 761 mijë tonë, nga 683 mijë tonë në vitin 2024. Me qëllim përballimin e situatave të jashtëzakonshme qeveria nxori 1 vit më parë projektligjin për rezervat shtetërore të naftës.

“Rezerva e naftës deri më sot funksionon që çdo kompani importuese duhet të ketë 90 ditë rezerva. Ndërkohë Shqipëria duhet të kishte plotësuar dhe direktivën e BE për rezervën shtetërore të shtetit”.

Por shtrenjtimi i çmimit të naftës është vetëm fillimi i një zinxhiri që rrezikohen të shtrihet dhe në produkte e shërbime të tjera, për shkak të rritjes së kostove të transportit.

“Në radhë të parë është Autoriteti Konkurrencës që duhet të futet në lojë. Por edhe qeveria duhet të mendonte realisht siç bëjnë fqinjët për fiksim të çmimit të karburanteve në një nivel të arsyeshëm si përshembull Kosova”.

Përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve bëjnë të ditur se pas konfliktit në Lindjen e Mesme janë furnizuar me një çmim të naftës në 900 dollar për tonë nga 750 dollarë për ton më parë.ndërsa lajmërojnë në ditët në vijim që edhe në Shqipëri do të pritet një rritje e çmimit të naftës deri në 40 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSHKALLËZIMI I LUFTËS NË IRAN/ Macron: Do të dërgojmë një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore shtesë në Qipro
Previous article QENDRA KONTROLLI, NËNDETËSE E ANIJE/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT