“XHISIELA” dhe “BABALJA” janë dy çështje të kthyera politike për shkak të përfshirjes në këto histori politikanë të lartë . Këto ishin dy çështje të cilat, trazuan politikën shqiptare te Babalja pretendohej se vëllai i ministrit të brendshëm merrej me grupe kriminale, në një video e cila doli e inskenuar nga ekspertiza e huaj. Ku prokuroria mori vendimin e për arrestimin e protagonistë të asaj video e cila doli e manipuluar.
“Xhisiela “ vajza e cila ishte e dhunuar nga djali i deputetit socialist i cili është arrestuar nga policia. Edhe kjo çështje ishte trillim i opozitës sipas policisë, ku opozita akuzonte si të përfshirë poplitikanë të PS. Por edhe Xhisiela si Babalja dolë që ishin inskenime të opozitës.
Por sot u bë një luftë e rrjeteve sociale si nga Rama ashtu edhe nga Basha për shkak se opozita akoma e vazhdon bojkotin e parlamentit. Dhe nga mos përballja direkte ata kanë gjetur rrjetet sociale si mënyrë më të mire për të shprehur mendimet e tyre.
1.Reagimi i Ramës në twitter për “Xhisielën”
Nuk të vjen zëri dhe s'ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s'të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s'janë fare! Apo po fle ti tani?
— Edi Rama (@ediramaal) October 8, 2018
2.Postimi i Bashës në facebook për “Xhisielën”
Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.
Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.
3.Postimi i Ramës në twiter për “Babalen”
Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat😊Ty s'të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist😉Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari🤧Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë🤗
— Edi Rama (@ediramaal) October 8, 2018
4.Pas Ramës reagon Basha në twitter për “Babalen”
Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani! pic.twitter.com/FTn65YvEYO
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 8, 2018


