Duket se Tierri Henry e ka mposhtur John Terryn në “luftën” për të marrë stolin e Aston Vilës.
Ekipi anglez pas disa rezultateve negative vendosi që ta largonte trajnerin Stiv Bruce.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat britanike, Henry i ka bindur drejtuesit dhe duket se është më favoriti për të marrë drejtimin e pankinës së klubit.
Francezi pati një aventurë të suksesshme me ekipin e Belgjikës në Botëror në rolin e zëvendëstrajnerit.
Te klubi i Aston Vilës trajnerit që do të marrë drejtimin i është premtuar një merkato e fuqishme në janar që të realizojë objektivin e klubit, atë të ngjitjes në Premier Ligë.