• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA PËR TIK-TOKUN/ Këshilltari i Trump: Të dhënat që hyjnë në atë aplikacion shkojnë tek Partia Komuniste e Kinës
Home
Nderkombetare

LUFTA PËR TIK-TOKUN/ Këshilltari i Trump: Të dhënat që hyjnë në atë aplikacion shkojnë tek Partia Komuniste e Kinës

13 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Këshilltari për tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, tha se ai pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të veprojë kundër aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat, në mes të një rritjeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Trump javën e kaluar kishte thënë se ai po mendon të ndalojë aplikacionin e popullarizuar TikTok.

Në një intervistë për Fox News, Navarro argumentoi se “ajo që duhet të kuptojë populli amerikan është se të gjitha të dhënat që hyjnë në ato aplikacione shkojnë te serverët në Kinë, përkatësisht te Partia Komuniste Kineze”.

Ai tha se këto aplikacione mund të përdoren për të vjedhur pronën intelektuale.

“Pra, prisni veprime të fuqishme nga Trump”, paralajmëroi Navarro.

Aplikacioni për shpërndarjen e shpejtë të videos, TikTok i përket grupit kinez ByteDance dhe ka gati një miliard përdorues në të gjithë botën.

TikTok ka kërkuar të distancohet nga pronarët e saj kinezë, duke theksuar se ka një Drejtor Ekzekutiv amerikan dhe në mënyrë të vazhdueshme mohon pretendimet se ndan të dhëna me Pekinin.

WeChat, në pronësi të Tencent, është aplikacioni kryesor i mesazheve në Kinë me më shumë se një miliard përdorues.

Të premten kompania Amazon tha se gabimisht u dërgoi punëtorëve një email duke u thënë atyre që të heqin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Një zëdhënës i Amazonit më vonë i tha AFP-së se “nuk ka asnjë ndryshim në politikat tona tani në lidhje me “.

Ekipeve të fushatës së demokratëve për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së u është kërkuar të shmangin përdorimin e TikTok në pajisjet personale dhe, nëse e përdorin, të mos e instalojnë atë në një telefon të punës.

Kompania hulumtuese eMarketer vlerëson se TikTok ka më shumë se 52 milionë përdorues amerikanë, raporton AFP. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “QYTETËRIMI NË RREZIK”/ Alarmi i sociologut italian për valën e dytë të COVID: Do të ishte një katastrofë
Previous article FOTOLAJM/ Intervistimi i Thaçit në Hagë, flamuri i UÇK-së vendoset para Prokurorisë Speciale

F.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT