
Në jug të kryeqytetit forcat qeveritare u rezistuan përpjekjeve të kryengritësve besnikë të Gjeneralit Khalifa Haftar.
Ushtria Kombëtare Libiane që vepron nën komandën e Gjeneralit Khalifa Haftar filloi një ofensivë dy javë më parë por nuk ka arritur të thyejë vijën e mbrojtjes së trupave qeveritare.
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për armëpushim në Libi, por Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që kërkonte ndalimin e luftimeve në këtë vend të Afrikës Veriore.
Në një deklaratë këtë javë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump kishte biseduar me telefon me Gjeneralin Haftar, ku presidenti kishte vlerësuar rolin e gjeneralit në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të burimeve libiane të naftës.


