• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Pentagoni e konfirmon: Bombat thërrmuese u dërguan në Kiev! SHBA: Wagner s’ka më…
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Pentagoni e konfirmon: Bombat thërrmuese u dërguan në Kiev! SHBA: Wagner s’ka më…

14 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Bombat thërrmuese kanë mbërritur në Kiev, si pjesë e paketës së ndihmës së SHBA për luftën. Lajmi u komunikua nga gjenerali Douglas Sims në një konferencë për shtyp.

“Ka municione thërrmuese në Ukrainë tani,” tha ai.

Po ashtu edhe ushtria e Kievit ka konfirmuar se tashmë kanë në dispozicion bombat thërrmuese. Bombat thërrmuese janë të ndaluara në më shumë se 100 vende, por Ukraina është zotuar t’i përdorë ato vetëm për të shpërndarë ushtarët rusë.

Grupi mercenar Wagner nuk është më “pjesëmarrës në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetjen e operacioneve luftarake në Ukrainë. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Pentagonit, pak javë pasi grupi Wanger tentoi grusht shteti në Rusi.

“Në këtë fazë, ne nuk shohim që forcat Wagner po marrin pjesë në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

ÇFARË JANË BOMBAT THËRRMUESE?
Bombat thërrmuese përbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë. Këto bomba të vogla janë projektuar për të goditur disa objektiva njëherësh, për të shkatërruar tanke, pajisje, apo për të goditur njësi. Në konfliktet e mëparshme, është shënuar një numër i lartë rastes i mos shpërthimit të bombave, që do të thotë se mijëra bomba të vogla, të pashpërthyera, mbetën në terren, duke shkaktuar vdekjen apo gjymtimin e njerëzve dekada të tëra pas konflikteve.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bombat thërrmuese në luftën në Irak, në vitin 2003 dhe vendosën të ndërprisnin përdorimin e tyre pas zhvendosjes së konfliktit në zona më urbane me densitet më të lartë të popullsisë civile. Municionet thërrmuese janë të ndaluara nga më shumë se 100 vende. Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë nënshkruar Konventën mbi Municionet Thërrmuese , e cila ndalon prodhimin, grumbullimin, përdorimin dhe transferimin e armëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 183 SHEZLONGË DHE ÇADRA PA LEJE NË PLAZHIN RINIA/ Nën hetim dy administratorë, policia sekuestron...
Previous article "DITËLINDJEN E KALOVA NË SPITAL"/ Luiz Ejlli tregon pse gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin planifikuar

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT