• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NUK NDALE/ SHBA ofron 820 milionë dollarë të tjera në armatime për Ukrainën
Home
Botë

LUFTA NUK NDALE/ SHBA ofron 820 milionë dollarë të tjera në armatime për Ukrainën

2 July, 2022 s.autor Botë

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën prej 820 milionë dollarësh. Ndihma përfshin sisteme të reja të raketave tokë-ajër dhe radarë kundër artilerisë.

Paketa e fundit synon të ndihmojë Ukrainën me armatime për të goditur raketat ruse me rreze të gjatë veprimi. Ajo vjen pas thirrjeve të zyrtarëve ukrainas drejtuar vendeve perëndimore që të dërgojnë sisteme më të avancuara për t’i bërë ballë më mirë Moskës.

Pentagoni tha të premten se administrata e Biden ka dërguar deri tani 7.6 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë, përfshirë rreth 7 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në të këtë vend, në fund të muajit shkurt.

Në një konferencë shtypi gjatë takimit të NATO-s që u mbajt në Madrid, Presidenti Joe Biden tha Shtetet e Bashkuara “do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa do të nevojitet”.

Paketa e 14-të e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën përfshin dy sisteme të mbrojtjes ajrore, të njohura si NASAMS, të cilat mund të ndihmojnë forcat ukrainase të mbrohen kundër raketave me vetëdrejtim dhe avionëve rusë.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se sistemet mbrojtëse që po i dërgohen Kievit janë të standardeve të NATO-s dhe janë pjesë e një përpjekjeje për të modernizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës e cila është e pajisur me armatime të periudhës sovjetike./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KTHE PAS..."/ Nora Istrefi bën deklaratën e papritur, kujt i drejtohet këngëtarja
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia Botë

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT