• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA NUK DUHET TË KISHTE NDODHU”/ Trump: Së shpejti firmosim me Ukrainën për mineralet
Home
Nderkombetare

“LUFTA NUK DUHET TË KISHTE NDODHU”/ Trump: Së shpejti firmosim me Ukrainën për mineralet

22 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA është afër arritjes së një marrëveshjeje mineralesh me Ukrainën.

“Mendoj se jemi shumë afër. Unë mendoj se ata e duan atë dhe kjo është një gjë e rëndësishme, është një punë e madhe. Kjo duhet të ishte nënshkruar shumë kohë përpara se të vinim ne. Duhet të ishte nënshkruar nga Biden, por ai nuk dinte shumë për atë që po bënte. Lufta nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha presidenti Trump.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz tha se pret që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të nënshkruajë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zelensky ka bërë të ditur se më pak se 20% e burimeve minerare të Ukrainës, duke përfshirë rreth gjysmën e pasurive të rralla nëntokësore të saj, janë nën pushtimin rus. Këto pasuri janë të rëndësishme në prodhimin e magneteve, motorëve elektrikë dhe elektronikës së konsumit dhe presidenti ukrainas ka deklaruar se Moska mund t’i japë ato burime për aleatët e saj Korenë e Veriut dhe Iranin, të dy armiq të betuar të SHBA-së.

Teksa këtë javë sulmoi Zelenskyn, të cilin e quajti “diktator” që manipuloi SHBA-në për të shpenzuar rreth 350 miliardë dollarë për një luftë që nuk mund të fitohet, Trump i pyetur nga gazetarët nëse kishte të njëjtin mendim edhe për Putin u duk se nuk mbajti të njëjtin qëndrim.

“Unë mendoj se presidenti Putin dhe presidenti Zelenskiy do të duhet të mblidhen së bashku. Ne duam të ndalojmë vrasjen e miliona njerëzve. Kemi ushtarë të rinj që vriten. Nuk e di nëse i keni parë fotografitë që unë pashë në fushën e betejës nga sateliti”, tha Trump.

Trump mohoi lajmet se ai mund të vizitojë Moskën për bisedime më 9 maj, ditën kur Rusia feston fitoren e saj ndaj nazistëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE MUSHKONJAT DO TË T'I VRAS"/ Zbardhen mesazhet dhe arsyeja pse “Ben Qimja” kërcënoi gjyqtarin e Fierit
Previous article EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT