• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë
Home
Rajon

LUFTA/ Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

24 May, 2019 F.autor Rajon

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave të përfshirë në rastin e njohur si “veteranët”. Prokurorja, Lumturie Buqetaj, tha se sipas akuzës, të gjithë dyshohen për përfshirje në veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rrejshme”.

“Konsiderohet që këta persona kanë siguruar dokumentacione të falsifikuara si kritere bazë mbi bazën e të cilave aplikojnë për të fituar pagën e pensionit të veteranit luftëtar. Në këtë kontekst, këto dokumentacione; certifikata mbi statusin e veteranit luftëtar dhe vërtetimi që lëshohet nga ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale për vërtetimin e këtij statusi, kanë dalë dokumente të falsifikuara”, tha ajo.

Zonja Buqetaj tha se këto dokumente janë siguruar përmes disa ndërmjetësve të cilët kanë pranuar shuma të parave deri në tre mijë euro. “Këto certifikata janë siguruar nga persona të ndryshëm dhe kanë kaluar nëpër disa procese nëpërmjet disa ndërmjetësuesve. Gjatë hetimit tonë, kemi identifikuar në të shumtën e rasteve një person, i cili sipas informacioneve që kemi siguruar në rrugë zyrtare është në arrati, gjendet në botën e jashtme dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që ai t’i përgjigjet ligjit”, tha zonja Buqetaj, raporton Voa.

Në shtator të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas akuzës “nga provat është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej 68 milionë eurosh”.

Çështja e listave të veteranëve të luftës u ngrit gjatë verës së vitit të kaluar kur prokurori i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, që po e trajtonte këtë çështje, dha dorëheqje duke akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vuri në pah se, siç tha ai, është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve.

Ish prokurori Blakaj, në një letër të hapur atëbotë, tha se mund të ishin 19 mijë përfitues të rremë të skemës së pensioneve për veteranët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve thonë se numri prej 37 mijë veteranësh që gëzojnë pensionin prej 170 eurosh, nuk është i lartë, por listat nëse duken të fryra, problemi është tek ligji për veteranët që parasheh përfshirjen e shumë kategorive që kanë ndihmuar luftën e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hetimet rreth kësaj çështjeje vlerësohen ndër më të mëdhatë në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEJT MERI BËRNS/ Ambasadorja e re e SHBA-ve në Maqedoninë Veriore
Previous article "ALFIE"/ Konkursi për kafshët shtëpiake, përzgjidhet më dembelja… (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT