• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA NË UKRAINË/ Ushtarët e Putinit në lot: O ma eja më merr! Krematorium për të vrarët
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Ushtarët e Putinit në lot: O ma eja më merr! Krematorium për të vrarët

28 February, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të dorëzuar e të demoralizuar, shumica të lindur në vitet 2000 të cilët kërkojnë nënat e tyre t’i shpëtojnë nga lufta. Në terren mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të një krematoriumi të lëvizshëm të ushtrisë ruse ndërsa ministra e Mbrojtjes ruse pranon për herë të parë se ka të vdekur në radhët e ushtrisë së saj

“Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë këtu!” Këto janë fjalët e pushtuesve rusë të cilët vullnetarisht dorëzohen në Ukrainë. SBU tregoi se si pushtuesit nga Volgograd u penduan që erdhën në tokën tonë me luftën. Pse ky “ndërgjegjësim” erdhi vetëm kur pushtuesit kaluan pothuajse gjysmën e Ukrainës dhe u gjendën në rajonin e Mykolayiv – pyetja është e hapur.

Sakaq në rrjetet sociale shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video ku ushtarët rusë u kërkojnë nënave dhe baballarëve t’i marrin. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë luftuar por kanë lënë armët dhe janë dorëzuar vullnetarisht. Të tjerë nuk i kanë mbajtur as lotët ndërsa ukrainasit u kërkojnë llogari se përse kanë shkelur në atdheun e tyre.

Një ushtar thotë se fillimisht i urdhëruan të mos sulmonin civilët, por tashmë ata po godasin shkollat dhe banesat e civilëve. “Boll me kaq, kjo është e tmerrshme, jemi duke vrarë femijë të vegjël, tregojani këto presidentit Putin se çfarë po ndodh ketu”, deklaron ushtari rus. Në mediat ndërkombëtare u shfaqën fotot e një krematoriumi lëvizës ku mund të digjen ushtarët e vrarë rusë.

Krematoriumi i lëvizshëm është parë mes trupave ruse ndërsa vazhdojnë sulmin e tyre në Ukrainë. Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha për gazetën “The Telegraph” i cili raportoi i pari lajmin, se krematoriumi i lëvizshëm mund të përdoret si një mënyrë për të minimizuar dhe fshehur viktimat ushtarake ruse. Rusia ka krematoriume të lëvizshme në arsenalin e saj për të djegur ushtarët e vdekur.

Nëse do të isha ushtar dhe e dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë po më ndiqnin në fushën e betejës me krematorium të lëvizshëm do shqetësohesha shumë. Qeveria mendon se rruga për të mbuluar humbjet është një krematorium i lëvizshëm,” i tha gazetës Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai shtoi se krematoriumet e lëvizshme “ndoshta thonë gjithçka që duhet të dini për regjimin rus”.

Në një njoftim zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase inkurajon qytetarët t’i demoralizojnë ushtarët rusë me çdo kusht. “Pamjet e tyre duke u dorëzuar publikojini në rrjetet sociale madje edhe futuni live nëse keni mundësi”, thotë deklarata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO NA QËNDROJNË AFËR"/ Deputetja ukrainase kërkon që shteti i saj ta njohë Kosovën: Serbia krah Rusisë...
Previous article E FUNDIT/ Zelensky bën lëvizjen e radhës: Të burgosurit do lirohen për të luftuar kundër Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT