Presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, po zhvillojnë një konferencë para mediave në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Trump u pyet mbi bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me përgjigjen e Moskës ndaj sulmit të Ukrainës në fushat ajrore thellë brenda Rusisë.
Ata shkuan thellë në Rusi dhe ai Putin në fakt më tha se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të sulmojmë bazuar në këtë, dhe ndoshta nuk do të jetë e bukur”, thotë ai.
Trump vazhdon duke thënë se “ka shumë urrejtje” midis dy palëve, por ai mbetet optimist për mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi.
Ai iu referua armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit dhe thotë: Do të doja të bënim të njëjtën gjë me Ukrainën dhe Rusinë.


