• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Tjetër natë sulmesh nga Moska, 5 të vdekur, mes tyre një fëmijë
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Tjetër natë sulmesh nga Moska, 5 të vdekur, mes tyre një fëmijë

7 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një tjetër natë sulmesh ruse kundër qyteteve ukrainase. Më i prekuri ishte qyteti i Kharkiv. Të paktën 5 viktima, përfshirë edhe një fëmijë 18-muajsh.

“Më i fuqishmi që nga fillimi i luftës”, e cilësoi kryebashkiaku i Kharkivit. Raketa dhe dronë gjithashtu kundër Dnipro dhe Ternopil.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kritikoi operacionet ukrainase me dronë brenda kufijve rusë, të cilat u pasuan nga bastisje masive

“Ata i dhanë Putinit një arsye për të bombarduar. Shpresoj që lufta të mos bëhet bërthamore”, tha ai.

Për sanksionet kundër Moskës gjithashtu ishte i prerë:

“Po, nëse është e nevojshme.”

Por nata nuk kaloi aspak e qetë për Kievin dhe qytetet e tjera, që ishin nën alarmin e bombardimeve ruse.

Gjithashtu Moska u ndje nën sulmin ukrainas, teksa njoftoi se kishte rrëzuar 36 dronë.

“Natën kur Moska sulmoi dhunshëm Kharkivin, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore interceptuan dhe shkatërruan 36 dronë ukrainas, raportoi Ministria e Mbrojtjes, duke shpjeguar se rajonet e prekura ishin Kursk, Bryansk, Kaluga, Smolensk dhe Moska”, informon “La Repubblica”.

Por sulmet ruse lanë viktima në civilë, mes tyre edhe një foshnjë.

“Kharkivi po përjeton aktualisht sulmin më të fuqishëm që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë”, shkroi kryebashkiaku Igor Terekhov në Telegram, duke përshkruar një breshëri raketash, dronësh dhe bombash të drejtuara që godisnin njëkohësisht. “Të paktën 40 shpërthime u dëgjuan në qytet brenda një ore e gjysmë dhe kërcënimi nga dronët mbetet.”

Më i prekuri duket të jetë Kharkiv, i shënjestruar nga dronë, raketa balistike dhe bomba dy-tonëshe të hedhura nga avionët luftarakë Sukhoi: pati tridhjetë e gjashtë shpërthime dhe një apartament në flakë. Raketa dhe dronë gjithashtu kundër Dnipro dhe Ternopil. Në Kievalarmi u ngrit dy herë, por para agimit shpërthyen vetëm avionë me bomba të telekomanduara.

Presidenti amerikan ka qenë i drejtpërdrejtë, duke iu trembur edhe një lufte bërthamore, teksa kritikoi sulmet ukrainase në thellësi të Rusisë, si ai “Rrjeti i merimangës” ku u goditën bazat ajrore dhe në urën e Krimesë më pas.

“Ata i dhanë Putinit një arsye për të hyrë dhe për t’i bombarduar”, u tha ai gazetarëve. “Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Kur e pashë”, shtoi ai, “mendova: tani do të ketë hakmarrje”.

Më tej ai tha se shpresonte që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të mos shndërrohet në një luftë bërthamore

“Shpresoj që jo”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve që e ndiqnin dhe e pyetën për rrezikun e një lufte bërthamore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I RI/ Si një analizë gjaku mund të zbulojë sëmundjen e Alzheimerit
Previous article "DEFENDER 25"/ Rama publikon videon: Një nga stërvitjet më të mëdhatë në Europë

s.autor

Postime të ngjashme

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT